”Sistemi dështoi!” Flakët shkrumbuan apartamentet e kompleksit te ”5 Maj”, Luljeta Bozo: Këtu në Shqipëri çalojnë kontrollet

Inxhinierja Luljeta Bozo ka folur për ngjarjen e ndodhur dje në Tiranë, ku një pallat pjesë e një kompleksi në Farmacinë 10, u përfshi nga flakët, duke shkrumbuar gjithçka.
Inxhinierja shprehet se janë disa rregulla strikte që nuk duhet të shkelen pasi rrezikojnë jetë njerëzish.
“Ndërtimi ka disa rregulla strikte që askush nuk duhet t’i shkeli. Sepse po u shkelën rrezikon jetën e njerëzve. Nuk është normale që fasada të marrë flakë, sepse ai material është vëmë me qellim të mirë për të bërë temroizolimin, por nuk plotëson kushtet që të jetë i padjegshëm. Ka materiale të tilla janë më të kushtueshme, por në fund të fundit këtu nuk llogarisim lekë, por kemi jetë”-shprehet inxhinierja e ndërtimit, Luljeta Bozo për Top Channel.
Sipas saj përgjegjësia nuk bie vetëm mbi ndërtuesin por në të gjithë sistemin kontrollues, i cili në këtë rast ka dështuar. Për fat të mirë ditën e djeshme nuk u regjistruan viktima dhe flakët nuk prekën strukturën e pallatit.
“Asnjë material që përdoret për ndërtim nuk të vijë pa certifikatën e cilësisë dhe për mua këtu në Shqipëri çalon shumë hallka e kontrollit. Kapota nuk është strukturë dhe apartamentet nuk janë dëmtuara. Kolonat janë aty të padëmtuara”-shton Bozo.
Lidhur me ngjarjen e ndodhur dje ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se pallati do te rindërtohet nga fillimi dhe se banorët do të rikthehen në banesat e tyre.