
Kandidati republikan për guvernator në Connecticut Peter Lumaj ka refuzuar propozimin për të qenë ambasador i SHBA-ve në Tiranë.Lumaj, një shqiptar që shkoi si refugjat në SHBA nga Shqipëria komuniste 30 vite më parë, tha të hënën në mbrëmje se e refuzoi ofertën e administratës Trump për t’u rikthyer në Shqipëri si ambasador.“M’u ofrua një punë si ambasador i ardhshëm në Shqipëri për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara. E refuzova, pasi mendoj se do i shërbej shtetit më mirë këtu se jashtë shtetit”, ka thënë Lumaj për Republican Town Committee.Ai nuk foli për kohën kur i është bërë kjo ofertë nga administrata e Trump, e cila ka qenë e ngadaltë në plotësimin e disa posteve diplomatike.
Por kush është shqiptari Peter Lumaj?Lumaj është një avokat i imigracionit, i cili ushtron detyrën e tij në Nju Jork.Në periudhën parazgjedhore dhe gjatë votimit të presidencialeve në SHBA ai ka qenë njëkohësisht, një mbështetës i madh i Donald Trump.Emri i Peter Lumajt u bë i njohur jo vetëm në rrethet politike në SHBA në shkurt të vitit 2012, kur kandidoi për senator i Shteteve të Bashkuara. Avokati i çështjeve kriminale dhe të emigracionit nga Fairfield-i ishte në atë kohë, një prej pesë republikanëve që kërkonte të përfaqësonte këtë parti në zgjedhjet e përgjithshme të Nëntorit, për të zënë vendin e senatorit Joe Lieberman.Peter Lumaj, sot 50-vjeçar, i martuar dhe baba i tre fëmijëve, u arratis nga Shqipëria komuniste 29 vite më parë në vitin 1989, për të mbërritur në SHBA.Si përfitues direkt i azilit politik, ai në fillim mori statusin e rezidentit të përhershëm dhe pesë vjet më vonë u natyralizua, si qytetar amerikan.“E vura jetën në rrezik për të ardhur këtu. Nuk dua t’i shoh fëmijët apo fëmijët e fëmijëve të mi të jetojnë nën një sistem të ngjashëm, ku qeveria kontrollon jetët e tyre”, ka deklaruar për “aventurën” e tij të rrezikshme.Ndër kauzat kryesore të Lumajt si avokat dhe i angazhuar në politikë, ka qenë dhe është emigracioni.“Politikat tona të emigracionit janë një kaos i plotë. SHBA ka probleme të mëdha me emigracionin legal dhe ilegal”, ka deklaruar ai shumë më herët se këtë çështje ta kthente Trump, në kauzën kryesore të fushatës së tij presidenciale.Pikërisht çështjet e emigracionit duket se e kanë afruar më së shumti avokatin shqiptar me Trump.Po Lumaj ndryshe nga miku i tij që u bë president është shumë më i rezervuar, kur vjen puna te deportimi i emigrantëve pa dokumente, të cilët kanë lidhje të gjata me komunitetet e tyre dhe nuk e kanë shkelur ligjin.“Si katolik, nuk besoj se ne duhet të ndajmë familjet. Kështu që na duhet të gjejmë mënyra më njerëzore për të rregulluar emigracionin.”/ZgjohuShqiptar.info







NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!