“Ke pasur njerëzit e tu në atë sallë që u vra Astrit Kalaja”, Karamuço nuk ia përton Sokol Sadushit, zbulon “bombën” e hetuesve: I shkuan me pranga edhe kancelarit të Apelit

Ervin Karamuço ka reaguar ashpër ndaj Sokol Sadushit, kryetari i Gjykatës së Lartë. Ky i fundit foli sot për mediet, teksa merrte pjesë në homazhet e të ndjerit Astrit Kalaja. Ai theksoi se KLGJ-ja duhet të marrë masat e nevojshme për të mos përjetuar edhe një herë një situatë kaq të tmerrshme.

Për këtë, Karamuço, në panelin e emisionit “Top Story” theksoi se problemi nuk është në këtë institucion të qeverisë së gjyqtarëve. Por, sipas tij, është në dorën e Ministrisë së Brendshme me në krye Ministren Albana Koçiu për të rregulluar situatën. Gjithashtu zbuloi se ka qenë pranë arrestimit edhe kancelari i Gjykatës së Apelit, duke treguar se si ka degraduar sistemi.

“Të gjithë i kanë kthyer radarët te KLGJ-ja. Ne jetojmë në një realitet shqiptar ku reforma nuk ka ecur siç duhetKLGJ dhe KLP i kanë duart e lidhura sepse duhet ndërhyrje nga lart. Pra, po nuk e hapi qesen qeveria, ka ngërç. Ka pasur një rrezik konsistent. E kuptoj Sokol Sadushin që drejton gishtin nga KLGJ-ja sepse ka pasur njerëz të vet në atë sallë ku u vra ai gjyqtar, janë kërcënuar. Por nuk është faji te KLGJ, jo!

Kam parë sot në homazhe ata që kam 30 vite që i shoh, që nuk kanë vendosur një gërmë për sigurinë. Çfarë do të bëjë KLGJ-ja? Pa fonde? Duan tendera, duan shtesë njerëzish. Kjo është në dorën e Ministrisë së Brendshme, që duhet bërë me VKM. E dini që ishin gati të arrestonin edhe kancelarin e Gjykatës së Apelit? Kjo nuk mund të ndodhë kështu.“-tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT