Kandidati për kryebashkiak i zhgënjyer me Berishën: Është lojë klanesh, duhet të kesh mbrapa një televizion dhe 7-8 biznese

Sali Berisha zyrtarizoi sot aktorin Florian Binaj si kandidatin e opozitës për Bashkinë e Tiranës.

Agron Haxhimali, drejtues i Institutit për Bashkitë, i cili ka shprehur gatishmërinë e tij për të garuar në këto zgjedhje, tha se zyrtarizimi i kandidatit të opozitës nuk lë hapësirë për kandidaturën e tij.

Ai shtoi se kryetari i ri duhet të përfaqësojë shumicën e qytetarëve të kryeqytetit.

“Qasja ime është për një kryetar që përfaqëson 95% të tipologjisë së qytetarëve.

Tani gjërat kanë hyrë në një rrugë tjetër. Kjo është politika shqiptare. Loja e klaneve.

Duhet të kesh një televizion nga mbrapa dhe 7-8 biznese. Duhet të vish nga sektorë që të mbulojnë ekonomikisht.

Unë të vetmin kapital që kam është mendja, telefoni, laptopi dhe stilolapsi, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT