Kandidati për deputet sfidon Policinë: Po makinat luksoze të fëmijëve të deputetëve që djegin gomat, do i bllokoni si monopatinat e hallexhinjëve?!

Inxhinieri dhe ish-kandidati për deputet i “Shqipëria Bëhet”, Azmer Duleviç ka shtruar një pyetje publike për Policinë e Shtetit, duke e pyetur institucionin nëse do të bllokojnë edhe makinat e fëmijëve të deputetëve, të cilët djegin gomat rrugëve të Tiranës.

“Po makinat luksoze të fëmijëve të deputetëve që djegin gomat do i bllokoni si monopatinat e hallexhinjëve që ikin në punë?”, shkruan inxhinieri.

Ai merr spunto nga bllokimi që ka nisur mëngjesin e kësaj të hëne, datë 13 Tetor, ku forca të shtuara të Policisë së Shtetit kanë dalë masivisht në terren për të sekuestruar monopatinat dhe motorat elektrikë që qarkullojnë në qytetet e vendit.

Aksioni ka ngjallur reagime të forta nga qytetarët, të cilët këtë mëngjes janë nisur nga shtëpia për të shkuar në punë, por gjatë rrugës janë ndaluar nga ekipet policore dhe monopatinat elektrike u janë sekuestruar.

Ata që kanë qenë të rregullt, me kaskë dhe sinjale ndriçuese, kanë akuzuar Policinë e Shtetit për paligjshmëri, kurse të tjerët janë shprehur se aksione të tilla dhe masat shoqëruese njoftohen një muaj më përpara, jo 24 orë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT