Kandidati i PD për Bashkinë e Vlorës: S’jam aventurier, në bashki s’do ketë servilë

Dionis Sota, kandidati i pavarur për Bashkinë e Vlorës, i cili gëzon mbështetjen e PD dhe forcave të tjera opozitare, i pyetur nëse në fushatë do të dalë me strukturat lokale të PD, tha se “o të dalim në dy fronte”, por këmbënguli se ai do të regjistrohet në KQZ si kandidat i pavarur dhe po ndjek procedurat ligjore për këtë.

“Unë do të jem kandidat i pavarur dhe jam në fazën përfundimtare të mbledhjes së firmave. Janë proceduar të gjitha fazat ligjore sipas Kodit Zgjedhor dhe emri Dionis Sota do të jetë kandidat i pavarur.

Do të dalin në dy fronte dhe strategjia është e tillë: ‘Një front është politik. Unë jam prezantuar para dy ditësh në strukturat e Partisë Demokratike. Nuk e di sa janë informuar. Normalisht përkrahësit e mi, patjetër që unë do i kem në krah”, shtoi ai në “Terminal” në A2 CNN.

Sakaq, pyetjes nëse garën e 9 nëntorit e sheh si promovim për figurën e tij apo ka synim real të drejtojë qytetin, Sota iu përgjigj: “Absolutisht. Kjo është një fjali që është dëgjuar shpesh dhe unë po ja them troç unë në asnjë moment nuk nis diçka për aventurë apo për protagonizëm”.

Sota po ashtu paralajmëroi se administrata e fryrë e bashkisë së Vlorë, ku përllogaritet që ka aktualisht 1000 – 1400 punonjës, do të ndryshojë në sensin që s’do të ketë në organikën e saj “servilë”, siç i etiketoi ai, apo rrogëtarë që nuk bëjnë detyrën siç duhet.

“Aty do të ketë vetëm punëtorë dhe nuk do të ketë servilë apo rrogëtarë të partive të cilët marrin rrogat dhe as paraqiten në punë. Madje dhe orari zyrtar ne jemi duke menduar që ta bëjmë me kartë elektronike sepse në bashki aty ku merren taksat dhe menaxhohen taksat e qytetit duhet të ketë dyfishin e punës së atyre që bëjmë ne si biznese dhe që sakrifikojmë çdo ditë të vitit”, tha Sota.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT