“Kamerat kanë punuar”, zbardhet ngjarja e vrasjes së gjyqtarit Kalaja: Pistoleta Mini Glock në brez, kishte vetëm 5 fishekë

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë këtë mbrëmje në emisionin “Opinion” për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Gjykatës së Apelit nga Elvis Shkambi.
Artan Hoxha deklaroi se kamerat kanë punuar dhe autori duket kur futet në ambientet e gjykatës me armën në brez. Sakaq, Artan Hoxha tha se arma kishte vetëm pesë fishekë dhe kjo ngjarje ishte e paralajmëruar.
Gazetari bëri me dije se autori i ngjarjes, Elvis Shkambi, e dinte që detektori metalik në hyrje të gjykatës nuk punonte pasi ka qenë dhe herë të tjera aty.
“Shtetin e ruan aureola e seriozitetit. Në historinë 113 vjeçare që ka Shqipëria nuk ka ndodhur të vritet gjyqtari në sallë. Armën autori e ka pasur në brez. Pesë fishekë.
Kamerat kanë treguar që ai ka pasur pistoletën në brez. I ka gjuajtur të gjithë fishekët dhe kur ka dalë ja ka dhënë personit të sigurisë së gjykatës. Autori e ka pasur të përgatitur planin. Nëse do jepej ky vendim.
Vrasje me paralajmërim. Gjykata për fat të keq për shkak të një vendimi të Këshillit të Ministrave, e zgjedh vetë personelin që vendos në 8 orarsh.
Njerëz që ofrojnë këtë siguri që ndodhi sot. Një person i armatosur me pistoletë në brez futet në sallë. Ai e dinte që nuk punonte detektori metalik se ka qenë dhe herë të tjera aty. Ka dashur të ekzekutojë për të dhënë dhe mesazh në sallën e gjyqit.
I ndjeri lëvizte me duar në xhepa. E bëri në sallë gjyqi. Të gjithë palët e njihnin njëri-tjetrin. Mënyra si hyn autori në sallën e gjyqit.
Nuk kemi të bëjmë me organizatë kriminale. Një qytetar me një pistoletë të vogël në xhep. Kaq i vetëdijshëm që dorëzon armën. Ka bërë tronditjen më të madhe ndaj këtij shteti.”-tha Hoxha.