Telekom Albania: Nuk na vjen asnjë rrezik nga Kina

Telekom Albania është përfshirë në luftën e SHBA-së me Kinën, për rrjetin 5G.

Ajo ka shpërndarë dje një njoftim, sipas të cilit, “rrjeti i telekomunikacionit nuk cënohet nga Kina”.

Lajmi në fakt kishte të bënte me sigurinë e telekomunikacionit në Gjermani.

Ajo që nuk kuptohet, është përse Telekom Albania ka shpërndarë një njoftim të tillë, kur dihet që as aksionerët dhe as abonentët e saj, nuk janë gjermanë.

Sipas Telekom Albania, “mungojnë fakte mbi rreziqet e sigurisë që vijnë nga Kina”, ndërkohë që SHBA thotë të kundërtën.

Për më tepër, Telekom Albania i bën reklamë kompanisë kineze Huawei, që është dhe molla e sherrit mes SHBA dhe Kinës.

“Huawei është një nga aktorët kryesorë dhe nxitës i novacionit në treg duke udhëhequr fushën e kërkimit dhe zhvillimit.

Prodhuesit europianë të pajisjeve të telekomunikacionit kanë investime më të ulëta për kërkime dhe zhvillime.

Ndërsa vetëm kohët e fundit, Huawei shpenzoi në mënyrë të konsiderueshme në kërkim dhe zhvillim duke kaluar sëbashku Nokia-n dhe Ericsson-in.

Për më tepër Huawei udhëheq tregun në cilësi e çmim, dhe hardueri i tyre është më efikas ndaj energjisë krahasuar me prodhuesit e tjerë”, thuhet në deklaratën e Telekom Albania. (TemA)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT