Vuçiq: Prishtina, bashkë me Uashingtonin dhe Londrën luftojnë kundër Serbisë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se kompromisi me shqiptarët është me interes jetësor për Serbinë dhe popullin serb.Kompromis, e jo zmbrapsje, ka theksuar Vuçiqi pas takimit me studentët e Universitetit të Prishtinës me seli në Mitrovicë, raporton B92.net.Ai ka thënë se pozita e Serbisë është tejet e rëndë.“Serbia në arenën politike me vështirësi e përballon luftën me fuqitë e mëdha. Ne nuk luftojmë kundër Prishtinës dhe përfaqësuesve të tyre politikë. Por kundër nesh lufton Prishtina, e bashkë me Prishtinën edhe Uashingtoni dhe Londra, gjithkund në botë, në çdo vend”, ka deklaruar presidenti serb, transmeton Expressi.Sipas tij, SHBA-të, Anglia dhe aleatët e tyre po ushtrojnë presion të drejtpërdrejtë mbi vendet që të mos e tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, si dhe mbi vendet që ende s’e kanë bërë këtë që ta njohin.Vuçiq ka shtuar se gjatë bisedës me studentët serbë nga Kosova është bindur se ata e kuptojnë se serbët duhet patjetër të tentojnë të arrijnë kompromis me shqiptarët, kurse ata që këtë e kundërshtojnë s’e kuptojnë se me këtë humbin të gjithë, edhe Serbia edhe serbët, sepse, siç theksoi “ne vështirë se do të jemi më në Kosovë”.Duke folur për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, Vuçiq ka thënë se Serbia me durim do t’i presë rezultatet e hetimeve.“Atëherë do të dalim me të gjitha gjërat e çuditshme që ndodhnin. Si është e mundur që të mos kemi xhirime satelitore”, ka thënë Vuçiqi duke shtuar se i uron Prishtinës “fat në gjetjen e vrasësit”.“Që të jenë prova të vërteta, e jo të arrestuarit t’i lirojnë pas 15 minutave”, ka theksuar presidenti serb./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT