“Duhen Moza me xixa në tru që të na shkundin”, koreografia Linda Kalemi “luftë” Top-it: Mirin po e përçmoni, nuk bëhesh VIP me çirrje t*ngash…

Rikthimi i Arbana Osmani në televizion, dhe pikërisht në moderimin e një reality show të ngjashëm me Big Brother VIP Albania, si Ferma VIP, është komentuar gjerë e gjatë përgjatë ditëve të fundit. Disa e kanë lavdëruar, e disa të tjerë nuk kanë lënë rast pa e “shënjestruar”.

Por, përpos Arbanës, ajo për të cilën po flitet më së shumti, madje-madje po krahasohet dhe me “fenomenin” Luiz Ejlli, është pikërisht Mimoza Ahmeti. Humori i saj i ndërthurur me zgjuarsinë dhe deklaratat pa “dorashka” ka spikatur, duke arritur të fitojë zemrat e teleshikuesve dhe të dominojë diskutimet në rrjetet sociale.

Madje, shumë figura të njohura të ekranit kanë nisur paralelizime dhe vlerësime publike për rolin dhe ndikimin e saj në këtë format, duke e cilësuar si një frymë ndryshe që i shton vlerë spektaklit.

Së fundmi, ka qenë koreografja Linda Kalemi ajo e cila ka ndezur edhe më shumë debatin, duke reaguar ashpër ndaj mënyrës së trajtimit të konkurrentëve në disa formate televizive, konkretisht Big Brother Vip Albania dhe Ferma Vip.

Sipas saj, në formatin e parë banorët, ku ka përmendur këtu Mirin, “përçmohen”, ndërsa në formatin tjetër, Moza, po trajtohet me respekt dhe pjekuria e saj i ka dhënë këtij reality show më tepër mendime, ngjyra dhe debat.

“TOPCH +LEDION, Moshat i ftoni dhe i percmoni :  “Ore Miri je afer gjysem shekulli” …VIZIONI me Vizion , Moshat i fton dhe i respekton.. Mendoni se te gjithe e hane sapunin per djathe apo i fusni biberon ne goje ? Kemi ecur symbyllur drejt xixave qe servisin TV te.. duhen Moza me xixa ne tru te na shkundin .. Vip nuk behesh me çirrje tanga e sytjena por me pjekuri.. “Plakut  p..dhen mos ja degjo por fjalen PO.. ”  thote populli i mencur. . JU NUK KENI KAQ PAK MENCURI”, shkruan Kalemi. (POSTIMI I PAREDAKTUAR)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT