Bularati, ose balada e turpit
Dr. Agim KoçillariMë 8.11.018 shqiptarët dhe bota panë në TV një tragjedi që u luajt si një baladë e lashtë në trojet tona arbërore por me aktorë të përzier popull e priftërinj grekë. Nga mënyra se si u zhvillua kjo ngjarje, u duk qartë se nuk ishte një histori e rastësishme dhe tubim normal, për të festuar ditën e festës kombëtare greke, por diçka shumë më tepër, e mirë llogaritur dhe me qëllim e qitje të largët. Por qarqe të caktuara kishin menduar e llogaritur, që festa të kthehej, zhvillohej dhe dukej si një tragjedi e shkatuar nga shqiptarët, që të vrasim edhe duke festuar në shtëpinë tënde. Aleksandros Cacifas, një banor i fshatit, një person me një të shkuar aspak të pastër, i veshur me uniformë ushtarake, sulmoi me armë forcat e policisë shqiptare të caktuar për ruajtjen e rendit në këtë ditë feste të popullit grek në një fshat minoritar. Ai u vra, apo vetëvra duke qëlluar mbi këto forca. Themi kështu sepse ende nuk është dhënë version zyrtar. Pas disa ditësh u zhvillua akti i dytë i kësaj tragjedie, varrosja e Aleksandrit.Mënyra se si u varros Kostandini dukej sikur po varrosej një ”hero”. Kjo ngjarje jo vetëm që nuk e “përjetësoi’’ Aleksando Cacifas si ”hero’’por bëri të kundërtën, diskreditoi, nxori edhe një herë më qartë se kurrë faktin që në Greqi ekzistojnë forca që nuk duan aspak normalizimin e marrëdhënieve me shqiptarët. Mendojmë se cilat do qofshin shkaqet dhe rethanat e vdekjes Cacifas, duke pranuar ashtu siç ndodhi, do të kishte qenë e mira që më vonë të evitoheshin ngjarje të tilla (se cilat do qofshin rrethanat, vdiq një njeri) dhe të falënderohej pala shqiptare për maturinë, qetësinë dhe profesionalizmin me të cilën e trajtoi dhe e zgjidhi problemin, se mund të ishin vrarë shumë vetë.Dihet që në çdo varrim merr pjesë një njeri i fesë, prift apo hoxhë. Por lind pyetja pse duheshin nëntë priftërinj, dhe pikërisht pse nëntë. Ne shqiptarët e dimë mirë historinë tonë, por duket se edhe grekët duke jetuar me ne në shekuj e kanë mësuar atë dhe si popujt e tjerë të Ballkanit, pretendojnë se është e tyre (I.Kadare).. Bëhet fjalë për Baladën e famshme të ”Kostandinit dhe Dhoqinës’’.Një nga këta djem, më i vogli, e kishte emrin Kostandin dhe ishte bërë shkas që motrën e vetme, Dhoqinën, ta martonin tre ditë udhë larg. Me helmimin e gjithë familjes nëna mbeti e vetme, “kërcure’’ dhe duke vajtuar pranë vatrës një ditë ajo kujtoi Kostandinin, dhe megjthse nënë, e qortoi që ishte bërë shkak për martesën e së motrës kaq larg. Aq larg sa kjo motër edhe pse kishin kaluar nëntë vjet nuk e kishte marrë vesh që familja, përveç nënës plakë, ishte shuar e gjitha. Shqiptari, bazuar në Kanunin, kushtetutën më të vjetër në botë dhe për të treguar se sa e rëndësishme është, ky institucion bazë i jetës shqiptare, besa, e ka përjetësuar atë në këtë baladë të rrallë. Po ku Kostandini i baladës shqiptare dhe ku Kostandini i baladës greke. Çudi!Vetvetiu lind pyetja pse nëntë priftërinj? Pse i dhanë kaq rëndësije aktit të vrasjes së tij? Pse ajo ceremoni me një flamur aq të madh. Dhe pse kaq shumë thirrje urrejteje për vrasje dhe luftë. Pse ky varrim dhe pse thirrje për përjetsim në buste e monumente. Çfarë heroizmi bëri ai?Brenda pak ditësh u vranë katër shqiptarë në Greqi, dhe vetëm njeri u vra si Cacifas, me armë në dorë duke qëlluar policinë. Është për t’u theksuar fakti se vetë nëna e tij e dënoi të birin për këtë akt (se kështu janë nënat shqiptare). Po tre të tjerë përse? Përse një burrë i qetë familjar dhe punëtor i ndershëm të vritet dhe hidhet në një kanal?***Dihet që grekët ngulin këmbë dhe nuk pranojnë faktet historike. Por, vitet e fundit edhe atje, po dalin forca intelektuale që guxojnë të po flasin për historinë e shtetit dhe kombit të tyre. Ata tregojnë historinë reale si kanë qenë para revolucionit të vitit 1821, si u bë dhe fitoi ai revolucion, si u krijua shteti grek. Intelektualë të guximshëm grekë po i tegojnë qytetarëve të thjeshtë grekë por edhe botës mbarë për rolin dhe interesat e Evropës në krijimin e shtetit të tyre. Gjithë kombet në himnet e tyre himnizojnë madhështoren dhe fisniken grekët janë i vetmi (që siç e pranojnë vetë ngrenë në qiell krimin si bazë dhe mjet të kzistencësë tij). Për ata ekziston vetëm ajo që u intereson atyre, gjithmonë sipas variantit të tyre, duke falcfikuar dhe blerë çdo gjë që u intereson. Virgjili, poeti më i madh romak ka thënë: mos i beso grekut edhe kur të fal dhurata. Para ngjarjes në Bularat, ka pasur deklarata të ndryshme si “Çështja Çame nuk ekziston’’. Këtë e dime se kemi vite e vite që e dëgjojmë por nuk e kuptojmë dhe daljen butaforeske të ministrit të minstrit të punëve të jashtme të shtetit grek Kotzias, në kufirin shqiptar dhe i veshur me uniformë ushtarake duke deklaruar si aktor se ka ardhur koha që shqiptarët të llogarisin mirë çdo veprim me shtetin grek. Éshtë për të qeshur dhe për të qarë. Themi kështu se grekët vine serbes, serbes dhe dervenë, dervenë në truallin shqiptar dhe këndojnë himnin e tyre që flet për gjak e luftë, na fyejnë dhe ne i dëgjojmë jo ,,se ua kemi nevojën’’, por u njohim mirë.Osmanët kanë qenë perandori dhe kanë lënë dokumente që flasin qartë për të gjithë ata që ishin nën sundimine tyre, përfshi minoritarët grekë në Dropull. Ata kanë lënë deftere që tregojnë se, vite më pare, paraardhësit e minoritarëve të sotëm, kanë ardhur në anët tona si raja, megjithse në vendin e tyre kishin boll toka e kullota jo vetëm për vete por edhe për mijra shqiptarë, dhe ne asnjëherë nuk kemi pretenduar se ato troje ku ata u vendosë dhe jetojnë edhe sot, pa pasur asnjë të drejtë siç kanë pasardhësit e rajave grekë. Grekët pretendojnë se janë ,,atoktonë’’, dhe shpikin e trumbetojnë alibi për të vërtetuar e mbrojtur ëndrrën e Voriepirit. Ata vazhdojnë të shohin ëndrra me sy hapur, dhe të nxitur nga himni i tyre kërcënojnë me derdhje gjaku..***Që Bularati nuk ishte ngjarje normale, u pranua dhe dëshmua edhe nga disa persona politike të veçantë si dhe populli grek. Gjithashtu, këtë radhë, qëndrimi i qeveisë greke nuk ishte si herë të tjera agresiv, por i zbutur. Atë ditë dhe të nesërmen, dëgjuam deklarat të drejta dhe dinjtozte nga intelektuale dhe politikanë të njohur grekë si ish ministri i arsimit në qeverinë e Cipras apo ish kryeministri Pangallos. Në këto deklarata, duke shprehur keqardhjen, ata i thanë popullit të tyre se në vendin e vet, kushdo që qëllon me armë policinë është e ligjshme që të qëllohet. Ata mbrojtën veprimet e matura dhe të dokumentuara mirë, duke shtuar se kjo ndodh në çdo vend të botës së qytetëruar. Është diçka positive që edhe vetë grekët, duke filluar nga politikanët e tyre, kanë filluar të ndërgjegjsohen ,,për marrinë’’ e ëndrrës së tyre. Në këtë kuadër sa qesharake dukej marshimi triufal i nëntë priftërinjëve dhe veprimet e depuetes qipriote me origjinë greke. ***Për të kuptuar më mirë se çfarë dhe pse ndodhi ngjarja e Bularatit duhet t’i rikthehemi historisë.Grekët, janë fqinji dhe kombi me të cilin Shqiptarët, historia i lidh më shumë se me çdo tjetër. Fatmirësisht, në saje të zhvillimit të tyre socio-kulturor të veçantë në historinë botës si dhe gjuhës së tyre të shkruar, jo vetëm historia por edhe marrëdhëniet tona janë dokumentuar mirë dhe saktë. Kjo është diçka e rrallë dhe kombe të tjera nuk e kanë këtë privilegj. Me fakte, të dokumentuara dhe shkruara nga historianët grekët të lashtësisë, tregohet se cilët jemi ne (Ilirët barbarë), se në cilat territore dhe deri ku janë kufijtë tanë dhe ku kemi jetuar që në lashtësi ne Shqiptarët Ilirë dhe ku Grekët. ******Pas revolucionit, grekët me vrasjen Kapodistrias, i cili nuk mundi të krijojë shtet, të nxitur nga Evropa i vunë përparësi unitetit kombëtar. Për këtë Evropa kërkonte një udhheqës dhe një model për formimin e shtetit. Asgjë në politikë nuk është pa interes, dhe Evropa në këtë moment që po kalonte Greqia shikonte interesate saj. Ajo donte ta shrytëzonte dhe e shfrytëzoi greqinë e pas revolucionit. Greqia e sotme si shtet, nuk themi si komb por si popull eshtë produkt i këtyre interesave. Vetë historianët grekë e pranojnë këtë kur thonë: “Nuk besojmë se është thjesht një problem grek, sepse u krijua kryesisht nga historianë perëndimore. Është një problem Europian që lindi edhe nga nevoja e krijimit të një legjende për prejardhjen e Europës, edhe Greqia kishte rolin e saj’’ TV SKY 2016’’. Nga ky deklarim del qartë se shteti grek është një krijesë evropiane, për interest e saj, duke sakrifikuar shqiptarët, që në atë kohë në Greqi ishin shumicë. Me ideologjinë bazë atdhetarizmin sipas modelit Bavarez, përparësia e qeverisë greke të kësaj kohe ishte të fshihej e kaluara Otomane e Greqisë dhe në vend të saj do të sundojë trashëgimia e lavdishme dhe optimiste e lashtësisë. Bavarezët as më pak e as më shumë duhet të krijonin një legjendë të kombit grek për të gjithë shtetasit e mbretërisë. Por për t’a bërë atë duhej zhdukur identiteti i shumicës shqiptare. Dhe shpikën gënjeshtrën, që vazhdojnë t’i besojnë e mëshojnë edhe sot, se çdo i krishterë shqiptar është grek. ,,Në realizimin e këtij qëllimi këtë ata (bavarezët) nuk e panë të sigurtë as mbi bazë të etnisë së tyre greke, e as mbi bazë te raporteve historike me etni të tjera siç ishin shqiptarët. Ata vlerësuan dhe zgjodhën aleancën fetare si të vetmen bazë të sigurtë për të ndërtuar dhe jetërsuar unitetin kombëtar. Kisha, deri në vitin1831, qendronte larg dhe e pa lidhur me revolucionin (madje e kishte kritikuar atë për dhunën që binte ndesh me parimet e saj (TV Gr. SKY- 2012),. Pas këtij viti kisha e pranoi revolucinin dhe në vitin 1833 u bashkua duke marrë edhe drejtimin e tij. Dhe këtu nisi lufta e përbashkët për të mposhtur ,,vëllezërit’’ shqiptarë. Gjuha e shkruar dhe aleanca me fenë që mori frenat në dorë u bënë factor përcaktues. Në këtë kohë u shpik dhe u trumbetua me të madhe, sikur në ringritjen e kombit grek kishte lozur rol të veçantë dhe përcaktues, kisha me organizimine ,,shkollave të fshehta’’ ku mësohej gjuha greke. Sot, vetë grekët, e mojhojnë këtë rol të kishës dhe e quajnë si jo të vërtetë.Se si u krijua ky shtet flet haptas vetë himni grek ky flitet për vrasjen si burim të ruajtjes së shtetit dhe kombit. Kushdo që ka ndjekur dhe parë skenën e,,luftës’’ së Cacifas me policinë shqiptare pyet veten: i droguar është Ky. Po, realisht Aleksandro Cacifas ishte i droguar, por jo nga droga të zakonshme, por droga e vazhdueshme që përdor kisha, shkolla dhe shteti grek si mbështetës i tyre, për të formuar njeriun,,ideal grek’’, atë i cili është i aftë të vrasë këdo pa i u dridhur dora. Dhe ky shtet pretendon se është vazhdues i qytetërimit të lashtë grek. Realisht ai është e kundërta e atij qytetërimi. Për këtë mjafton të lexojmë himnin që bën fjalë vetë për vrasje dhe vetëm vrasje. Ja se çfarë thuhet e këndohet në këtët himn. Vetë studjues e intelektualë grekë, që duan të shkputen nga na këto ëndrra ’’të marra’’, e pranojnë se është unikal i këtij lloji në botë (TV SKY)Shiko duar të dëshpëruara si korrin jetë ,Dhe si bien të copëtuara koka, duar dhe këmbë ,Dhe gjerdane dhe shpata me tru shpërndarë gjithandej,Dhe carjet nëpër kafkaDhe zorrët gjithë llahtar,Kujdes nuk ben asnjë në therje shkojnë të gjithë pëpara,O mjaft më mjaft, sa do të zgjasin këto vrasje ?Ata na japin mundësi neve të njohim himnin grek dhe të të mësojmë se ku e ka bazën genocide ndaj ‘’jo grekëve’’ përfshi edhe shqiptarët, përse atyre nuk u bën përshtypje vrasja e një njeriu dhe pëse vrasjen dhe genocidin, i çfarë do lloji e konsiderojnë si mjet mbijetese. Në këto kushte pyesim, çfarë kombi është ky? Po kisha greke, a është kishë që predikon humanizëm apo vatër inkuizicioni?? Pyesim duke kënduar këtë himn në Bularat, çfarë kanë dashur të na trasmetonjë grekët neve shqiptarëve ? Fatmirësisht Kostandin Cacifas ,,I droguar’’ nga ideologjia e ,,Megaiidesë’’ nuk mundi të korrë ndonjë jetë, të coptojë ndonjë kokë ose të presë ndonjë dorë apo këmbë. ***
Dr. Agim KoçillariNgjarja e Bularatit, e pakuptimtë dhe skandaloze për ne shqiptarët, por shumë ,,krenare’’dhe ,,triumfale’’ për grekët, n’a bëri që të shfletosim librat e historisë për të mësuar më shumë se kush janë fqinjët tanë, dhe pse sillen kështu me ne. e bëmë këtë se duam apo nuk duam, kemi pasur dhe do të kemi lidhje e marrëdhënie sa të ekzistjë jeta. Ne pyesim veten se çfarë do ndodhë me ne në të ardhmen? A do të qetsohen ndonjë herë këto ,,ujra’’ ??? Mendojmë se po. Duke lexuar në libra e internet, gjetëm fakte të thëna nga vetë grekë të sotëm, se kush janë ata që i kryejnë këto veprime dhe kush i shtyn në këtë udhë. Ky është një fakt kuptimplotë se jo të gjithë grekët janë ,,helmatisur’’ nga Megaliidea.Dihet fakti se studjuesi gjerman Falmerajer, petendon dhe argumenton se grekët e sotëm si race, nuk kanë asnjë lidhje me grekët e lashtë. Ai solli në skenë historinë e ndërmjetëshme, nga periudha e sundimit romak në Greqinë e lashtë deri tek pushtimet sllave të shek të 6-të, dhe arritjen e shqipëtareve të veriut në shek e 14-të. Pra sipas Falmerajerit, zinxhiri që lidh grekët e lashtë me grekët e sotëm nuk ekziston, është shkëputur dhe jo vetëm një herë, por tre herë.Teoria e Falmerajerit vë në dyshim lidhjen e Greqisë së sotme me Greqinë e lashtë, vazhdimin e helenizimit si komb. Falmerajeri është armiku më i madh i grekërve, antigreku më i madh për Greqinë.(TV SKY 2016)Në këtë moment hyjnë në skenë dy emra të mëdhenj të historisë greke, bizantologu dhe folkloristi Spidhiron Zabeli dhe historiani Kostandiono Paparigopulos. Këta me perifrazime të gjata, mundohen të bindin njerzit se duke filluar nga dhjetëvjeçari i 1850 dhe më pas, formohet një vazhdim i helenizimit. Po si? Ajo paraqitet me ndryshime periodike dhe tranzicione!!!. Në këtë mënyrë çarjet që kishte gjetur Falmerajeri dhe ngulte këmbë në to bëhen hallkat lidhëse.Grindjet e historianëve bashkekohorë nuk janë vetëm teza teorike rreth ideologjisë për problemet e historisë. Ata venë në dukje edhe një problem të cilin mbretëria greke duhet ta zgjidhte menjëherë. Integrimin e një populli tepër të përzier në një komb të bashkuar. Bëhet fjalë për banorët e kombësisë shqiptare, të quajturit arvanitas,të cilët kishin dhënë një kontribut tepër të cmuar gjatë luftës për pavarësi. Grekët vetë e pranojnë se është tepër e vështirë të flasim për grekë të pastër në një perandori shumëkombëshe siç ishte ajo osmane. Paparigolopulos, detyrohet të flasë për shqiptarët dhe grekët dhe e gjen tepër të natyrshme që ata (arvanitasit) duke qënë të krishterë të jenë kandidatët më të mirë për integrim në kombin grek. Flet për kombinimin ideal të cilësive greke dhe shqiptare duke thënë se ndërsa cilësitë greke kanë epërsinë intelektuale, një fisnikëri kulturore cilësitë shqiptare sjellin në rracën greke gjallëri, vrull, trimëri dhe bashkimi i këtyre dy të dhënave afirmojnë Greqinë moderne. Për më tepër grekët i vodhën shqiptarëve duke e adaptuar (shkurtuar) dhe quajtur sit të tyreni fustanellën, kur dihet se ajo është një veshje të cilën në ballkan e përdorim vetëm ne..Historinë nuk e ndryshojmë dot. Grekët duke mos pasur se ku t’a mbështesin historitë trilluese shpikin ngjarje e përralla si ajo e Cacifas. Ata harrojnë se çdo ngjarje e madhe historike kalon në tre faza. E para është periudha kur ajo zvillohet realisht si p.sh ekzistenca e një shteti apo personaliteteve të shquara të tij që kanë lënë dhe gjurmë kombëtare ose ndërkombëtare për mirë apo për keq. E dyta është periudhe e harresës relative, që mund të jetë edhe shumë e gjatë, siç ka ndodhur me historinë e kombit tone, kur mbi të hidhet baltë dhe shpifet për qëllime të mbrapshta, Dhe e treta, kur në dritën e fakteve të reja, bazuar dukumente të gjetura, rigjykohen dhe rivlerësohen ngjarjet e së kaluarës. Natyrisht në suksesin e ketyre kërkimeve ndikojnë ndryshimet në mentalitet dhe arritjet shkencore. Dhe kështu, pambarimisht shkenca e historisë, rianalizon dhe korigjon historinë e njerzve të veçantë, popujve të ndryshëm dhe, më e rëndësishmja edhe të epokave historike. Faktet që sollëm më sipër tregojnë se historia mënon (vonon), ndofta edhe me mijra vjet, si në rastin e Hundza-ve në Pakistan, por një ditë e vërteta zbulohet dhe del.(Hundzat janë një fis apo grup njerzish që banojnp diku në Pakisatn dhe nuk ngjanë me asnjë nga popujt që i rrethojnë. Mendohet se janë pasardhës të ushtrëve të Aleksandrit të Madh të mbetur pas vdekjes së tij. Eveéçanta është se ne ata janë gjetur elememntë gjuhësorë, në veshje dhe valle që ngjasojnë me shqiptarët e veriut psh kanë vallen e shpatave)Grekëve u duhen sebepe si ai i Bularatit, dhe i trillojnë ato për të treguar se në trojet Iliro Shqiptare kanë qenë dhe duhet të jenë të parët dhe se shqiptarët duhet të mos ngrenë kokë ose mundësisht të asimilohen. Por bota moderne që u ka besuar dhe mbështetur, sot bazuar në fakte historike, gjykim të ftohtë dhe analizë të hollësishme të fakteve të reja, shumë gjëra po i rishikon. Gjithashtu, duan apo jo grekët ajo edhe për interesa gjeostrategjike, po i mbështet Shqiptarët. Është fakt se ajo po pranon se shqiptarëve i u janë bërë shumë padrejtësi, para 100-150 vjetësh kur u krijuan shtetet ballkanike. Grekèt e dinè mire se në dokumente të asaj kohe dhe që popublikohen vazhdimisht flitet për teritoret dhe ‘’sinoret,, e tyre si dhe numrin e popullsisë së popujve të Ballkanit tè asaj kohe.***Mendoj se ngjarja e Bularatit ishte vertet një baladë. Një baladë greke në tokën shqiptare. Ajo u krijua dhe u lojt për të krijuar një hero. Realisht kjo baladë do u tregojë brezave se kur dhe ku filloi të marrë fund marrëzia e ëndrrës greke për të krijuar shtet me madhështinë e Qytet Shteteve Helene dhe kufij deri nè lumin Shkumbin. Një proverb i lashtë shqiptar thotë: Uji nuk rrjedh dy herë në të njejtin vend. Më kot jeni ropatur dhe keni derdhur kaq shumë gjak të pafajshëm./ZgjohuShqiptar.info