Barazia gjinore, Shqipëria renditet në vend të 91 në listë

Barazia gjinore është ende një çështje shumë e përfolur, ndërsa hulumtimi i fundit i Forumit Ekonomik Botëror tregon se cilat janë vendet më të mira e cilat më të këqijat për gratë.
Në këtë raport përfshihen 135 vende, që përbëjnë 90 për qind të popullsisë botërore. Rezultatet janë të bazuara në 14 treguesit që matin përmasat e hendekut mes gjinive në katër fusha kryesore:
1. Participimi dhe mundësitë ekonomike (fuqia punëtore femërore, barazia në paga, përqindja e grave në pozita të larta)
2. Qasja në arsim (shkrim-leximi i grave dhe nëse ato kanë shkollim të lartë)
3. Shëndeti dhe mbijetesa (jetëgjatësia për meshkujt dhe femrat, norma e vdekjeve)
4. Pushteti politik (numri i femrave në pozitat e larta politike në 50 vitet e fundit).
Çdo vendi i është dhënë një pikë në mes të 0-s (pabarazia totale) dhe 1-shit (barazia totale) bazuar në 4 treguesit, ndërsa rezultatet përfundimtare janë renditur në listë.
Shqipëria, sipas studimit, është radhitur në vendin 91. Nga shtetet e Ballkanit Sllovenia është në rangimin më të mirë: në pozitën 38. Maqedonia gjendet në vendin 61; Serbia 50 etj. Në pesë vendet e para janë: Islanda, Finlanda, Norvegjia, Suedia dhe Irlanda. Ndërsa, në fund të listës, si vendet më të këqija për jetesën e femrave, janë shtetet islamike: Arabia Saudite, Çadi, Pakistani dhe Jemeni.

   –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT