DEL VIDEO/ Pak momente pasi theri shokun me të cilin po pinte, Arlind Demushi mundohet të pastrojë pantallonat me gjak, në duar mban telefonin

Personi që shihni në video është Arlind Demushi, 38-vjeçari i cili vrau mbrëmjen e së enjtes shokun e tij Hajdar Ismailgeci.

Kjo video është kapur nga kamerat e sigurisë të një prej godinave rreth perimetrit ku dhe ndodhi ngjarja. 38-vjeçari shihet i “larë në gjak” ndërkohë që i shqetësuar është duke folur në telefon.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e së enjtes në zonën e Babrrusë, në Tiranë. Rreth orës 20:10, 40-vjeçari Hajdar Ismajlgeci u gjet i pajetë në mes të rrugës, pranë shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari”.

Burime për mediat bënë me dije se, viktima ishte përfshirë në një konflikt me shokun e tij, i cili e goditi me thikë, duke e lënë të plagosur rëndë. Për shkak të gjakderdhjes së madhe, 40-vjeçari nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe fatkeqësisht ndërroi jetë në vendngjarje.

Pak para ngjarjes Ismajlgeci dhe autori ishin duke konsumuar alkool. Në gjendje të dehur ata u larguan nga lokali dhe më pas dyshohet se pas një konflikti të çastit dy shokët janë përleshur me njëri-tjetrin, debat i cili agravoi deri në përdorimin e thikës.

DEL VIDEO/ Pak momente pasi theri shokun me të cilin po pinte, Arlind

Arlind Demushi

Menjëherë pas ngjarjes policia futi Tiranën në shtetrrethim duke bllokuar të gjitha hyrjet dhe daljet e kryeqytetit. Pas disa orësh kërkime ata bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e autorit, i cili në momentin ku u largua nga vendi i krimit u pa nga banorët e zonës me njolla gjaku në trup. Ai u lokalizua në qytetin e Durrësit ku dhe kishte shkuar te banesa e motrës së tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT