IKMT rikthehet në Theth, faza e dytë e shembjes së objekteve pa leje. Do të prishen 30 ndërtesa (VIDEO)

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit është kthyer sërish në Theth për të shembur ndërtimet pa leje.
Kjo është faza e dytë e shembjes së këtyre objekteve. Sipas të dhënave të para, janë rreth 30 objekte pa leje të cilat do të shemben.
Banorët e zonës janë njoftuar procedurialisht për fazën e dytë të aksionit për shembjen e ndërtesave pa leje.
Në fazën e parë të aksionit, në Theth u shembën rreth 100 objekte.