Vuçiç pas përballjes me Kurtin: Do të luftoj për imazhin e popullit serb

Përballja e parë me kryeministrin Albin Kurti, duket se nuk ka shkuar sipas planeve për presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Fjalimi i Kurtit se “Serbia duhet të clirohet nga Kosova” është përceptuar në Serbi si një “poshtërim” për presidentit serb.

Vuçiç mblodhi sot të gjithë serbët e rajonit për të diskutuar gjendjen jo vetëm në Kosovë, por edhe Mal të Zi e Bosnjë. Takimi u zhvillua edhe në praninë e patrarkut të kishës serbe, Irinej, i cili kërkoi unitetin e popullit serb për tu përballur me të keqen. Vet Vuçiç duke folur se sa e rëndësishme është paqja në rajon, duke thënë se Kosova ka patur gjithnjë mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Përballja e parë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Gazeta Si, 2020

Ai e quajti fjalimin e Albin Kurtit në panelin e përbashkët në konferencën e Mynihut , si të tmerrshëm.

“Ne do të luftojmë për mbrojtjen e respektit të Serbisë në botë, ashtu siç kam luftuar mbrëmë pas fjalëve të tmerrshme që janë thënë për ne në njërin prej paneleve lidhur me mënyrëm sesi sipas tyre në okupuar Kosovën, se si kemi bërë krimet më të rënda dhe gjenocid. Kam luftuar dhe do të luftoj për ta ruajtur imazhin e popullit tonë duke luftuar për të vërtetën në çdo vend të botës”, ka thënë Vuçiç.

Përballja e parë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Gazeta Si, 2020

Mediat serbe raportojnë se presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë përplasur gjatë mbajtjes së panelit të sigurisë së Ballkanit Perëndimor në Munih.

Vuçic i ka thënë Kurtit se ky i fundit nuk mund ta fyejë Serbinë, pasi Kurti kishte kritikuar çështjen e ‘mini-shengenin’ dhe kishte përmendur masën reciproke të Kosovës ndaj Serbisë.

“Ju nuk mund të fyeni Serbinë, ju nuk përfaqësoni shtet,” i tha Presidenti Aleksandar Vuçiç kryeministrit të Kosovës Albin Kurti

Por Kurti kritikoi serish “mini-Shengenin” dhe tha se “Serbia duhet të çlirohet nga Kosova”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT