I shpallur në kërkim nga SPAK për trafik droge/ Pjesë e grupit të Visit të Pojës, ekstradohet nga Spanja Juxhin Drazhi (VIDEO)

Juxhin Drazhi, 34-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për trafik droge në kuadër të operacionit të koduar “Ura”, është ekstraduar nga Spanja pas arrestimit më 8 gusht. Në prill, GJKKO me kërkesë të SPAK, caktoi për 34-vjeçarin masën e sigurisë “arrest në burg” për trafikim të lëndëve narkotike në Norvegji dhe Belgjikë si dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal. 

Drazhi ishte pjesë e grupit të Elvis Doçit, i njohur edhe si Visi i Pojës. Drazhi u arrestua nga autoritetet spanjolle në një shtëpi luksoze në Almuñécar (Granada) në të cilën konstatuan se po merreshin masa të shumta sigurie. Shtëpia ishte në një terren të lartë, që i lejonte të monitoronte mjedisin përreth dhe ndërhyrjet e policisë. 

Më herët SPAK i sekuestroi 34-vjeçarit Juxhion Drazhit edhe firmën ‘Majestic Construction’ dhe 9 prona në kuadër të këtij operacioni.  “Ura” kishte në fokus tre grupe të krimit të organizuar, me aktivitet të gjerë në trafikimin ndërkombëtar të drogës, kokainë e heroinë, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.   

Njoftimi i policisë: 

Interpol Tirana  

Ekstradohet nga Spanja, 1 shtetas që akuzohet nga GjKKO, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe Belgjikë.   

Në vijim të bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Madrid, u finalizua në kuadër të operacionit “The ëanted”, procedura për ekstradimin nga Spanja në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:  J. D., 34 vjeç.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 30.04.2025, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.   

Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se shtetasi J. D. ka qenë pjesë e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe në Belgjikë. 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT