Hëngri një “grusht” me ilaçe, 12-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës në Delvinë! Niset me helikopter drejt Tiranës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Delvinë, ku një 12-vjeçare ka konsumuar një sasi tabletash të ilaçit “Deparkin”, medikament që përdoret zakonisht nga persona që vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit.
E mitura është dërguar fillimisht nga familjarët në urgjencën e spitalit të Sarandës, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, është transportuar me helikopter drejt Tiranës për trajtime të specializuara.
Aktualisht, gjendja e saj shëndetësore mbetet e paqartë, ndërsa mjekët po ndjekin me kujdes rastin për të përcaktuar sasinë e saktë të medikamentit të konsumuar dhe efektet që mund të ketë shkaktuar në organizëm.
Vijon…