“Nas Daily” publikon videon e fundit për Shqipërinë (e ka qarë)

Blogeri i njohur ndërkombëtar, Nuseir Yassin, prej disa ditësh po qëndron në Shqipëri ku ka realizuar disa video të cilat zgjatin rreth një minutë.Në mesin e videove për Shqipërinë ai rrëfen për kafet, tolerancën fetare… ndërsa së fundi Nuseir flet për steriotipet dhe se si këto steriotipe i kanë bërë të huajt të kenë paragjykime rreth shqiptarëve, por jo vetëm.“Shkova të vizitoja një vend të mbushur plot me steriotipe si mafia, lufta civile, trafikimi i qenieve njerëzore, korrupsioni dhe krimi dhe ajo që gjeta atje do ju bëjë të mendoheni dy herë para se të shikoni sërish hartën e botës…”, thotë Nuseir.Ai thekson se, shqiptarët janë një nga popujt më bujarë në planet. Është gjithashtu e vërtetë, thotë ai, se në Shqipëri nuk ekzistojnë konflikte mes komuniteteve fetare.Nuseir vazhdon:“Nuk mund ta dallosh se kush është mysliman, kristian, apo çdo lloj feje tjetër. Sepse nuk ka rëndësi. Për ta, të gjitha fetë janë njëlloj“.Blogeri flet edhe për natyrën shqiptare me diversitetin e saj, të cilën e krahason me Zvicrën, por duke shtuar se “sigurisht mund t’ju shkojë më lirë”.Në fund blogeri i fton të gjithë të vizitojnë në Shqipëri dhe të thyejnë steriotipet duke zbuluar vendin me njerëzit, kulturën, çmimet dhe natyrën e mahnitshme./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT