Emigrantë dhe turistë vërshojnë drejt Shqipërisë

Kakavijë, 31 korrik 2012, ZSH – Në pikën kufitare të Kakavijës dhe në atë të Tre Urave në Përmet, vijon fluksi i emigrantëve dhe i turistëve që vijnë në vendin tonë për pushime apo për vizita ditore .

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve zgjohushqiptar.com, se vetëm gjatë 24 orëve të fundit në këto pika kufitare kanë hyrë 3895 shqiptarë dhe të huaj si dhe 977 automjete shqiptare dhe të huaja, si dhe kanë dalë 3324 shqiptarë dhe të huaj si dhe 908 automjete shqiptare dhe të huaja.

Sakaq nga pala shqiptare në hyrje gjatë ditës së djeshme është punuar me 6 sportele në hyrje dhe 4 në dalje, ndërsa nga pala greke punohet me 3 sportele në dalje dhe 3 në hyrje.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”              Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT