Hamas i përgjigjet ultimatumit të Trump: Pranojmë dorëzimin e pengjeve brenda…

Hamas i është përgjigjur  ultimatumit të presidentit Donald Trump për planin e paqes.

Sipas njoftimit, grupi i armatosur palestinez pranon të dorëzojë të gjithë pengjet, të gjallë dhe të vdekur, në përputhje me pikave të propozuara nga plani amerikan, brenda 72 orësh.

Hamasi deklaron gjithashtu se është i gatshëm të nisë menjëherë negociatat përmes ndërmjetësve, për të përcaktuar detajet e nevojshme për realizimin e procesit.

Zhvillimi vjen ndërsa SHBA-ja kishte vënë një afat për pranim të marrëveshjes deri të dielën dhe Shtëpia e Bardhë kishte rritur presionin ndaj organizatës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT