Nga aleat i heshtur në mbështetës publik. Si do ta mbështesë Basha Presidentin?

Që në momentin që Presidenti i Republikës bëri thirrje që më 2 mars shqiptarët të dalin në shesh, duhet thënë që nisën edhe aludimet e thashethemet mbi atë se kush do të jetë qëndrimi që do të mbante kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha.
Në fakt një pjesë e opinionit shpreheshin se kishte prej kohësh një prishje të marrëdhënieve mes Bashës e Metës, ndaj edhe me gjasë kreu i PD-së nuk do ta mbështeste thirrjen e presidentit për “besëlidhjen” e 2 marsit.
Por me afrimin e ditëve u pa edhe një lëvizje e Bashës në mbështetje të thirjes së presidentit. Ragimin e parë e pati në një shkrim në rrjetin social facebook nga ku deklaronte se do të mbështeste thirrjen e presidentit, pasi kjo thirrje sipas tij dilte jashtë partive politike dhe ishte më shumë se kaq një detyrë kushtetuese.
Ditën e sotme Basha duket se e ka përforcuar akoma më shumë qëndrimin e tij në mbështetje të thirrjes së presidentit duke u kërkluar kryetarëve të degëve që të jenë gati për thirrjen e 2 marsit.