Gabimi fatal i stafit të burgut, lirohet nga qelia manjaku seksual! Kishte tentuar të përdhunonte të miturën dhe një grua, arrestohet pas 2 ditësh nga policia

Një gabim i personelit të burgut në Londër, çoi në lirimin e një të dënuari për krime seksuale ndaj një vajze të mitur dhe një tjetër gruaje në Lodër. Emigranti Handush Kebatu 41 vjeç, u lirua gabimisht dy ditë më parë ndërsa u arrestua përsëri sot në mesditë në Finsbury Park.

Handush Kebatu tentoi të abuzonte seksualisht me një mitur të moshës 14-vjeçare gjatë kohës që qëndronte në hotel Bell në Epping. Ai kishte tentuar ta puthte atë disa herë. Sakaq, ai sulmoi në të njëjtën formë dhe një grua, e cila ishte ofruar për të ndihmuar 41-vjeçarin për të hartuar një CV, pasi ai kërkonte që të gjente një punë.

Ai i mohoi akuzat kundër tij, por u shpall fajtor për pesë vepra penale muajin e kaluar dhe u dënua me 12 muaj paraburgim, duke përfshirë edhe kohën që kishte kaluar në burg duke pritur gjyqin e tij. Në total, ai kaloi 108 ditë në burg.

Kebatu-t iu dha gjithashtu një urdhër pesëvjeçar për parandalimin e dëmtimeve seksuale, i cili e ndalonte atë të afrohej ose të kontaktonte ndonjë femër, dhe urdhëroi të nënshkruante Regjistrin e Kryerësve të Veprave Seksuale për 10 vjet.

Sakaq, autoritetet britanike kanë nisur një hetim kombëtar mbi stafin e burgut ndërsa një oficer i institucionit është pezulluar nga detyra.

Ndërkohë një punonjës i lartë i burgut në një deklaratë për BBC, tha se “lirimi ishte për shkak të një sërë gabimesh, ndoshta sepse stafi është i mbingarkuar me punë dhe me mungesë personeli“.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT