Meta në TV grek, Rama: TURP! Si mundet Presidenti të shajë kryeministrin si të ishte ekstremist fqinj
Rama e cilëson intervistën shokuese, ndërsa pyet se si mundet një president shqiptar të shajë kryeministrit si të ishte ekstremist fqinj.
“Shokuese intervista e I.M. për TV grek!Si mundet një President shqiptar të shajë kryeministrin e vendit si të ishte ekstremist fqinj?TURP!”, shkruan Rama në “Facebook”.
I pyetur nga gazetari grek për marrëdhënien e vështirë me kryeministrin Edi Rama, Meta tha se Rama ka marrëdhënie të vështira me të gjithë dhe të paqëndrueshme, përfshirë dhe Greqinë, por jo vetëm Greqinë, por dhe fqinjë të tjerë. Presidenti i zgjedhur deklaroi se “Rama ka qenë për fat të keq, i pamundur për të treguar vetëpërmbajtje, tolerancë në sjelljen e tij si kryeministër brenda vendit”.
Ai theksoi se është sforcuar për të shmangur konfrontime, të cilat mund të kishin sjellë një situatë tepër të rëndë në Shqipëri.
Po dje pas intervistës së Metës, i cili shprehej për marrëdhënie të ngushta me Greqinë, ka reaguar edhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili e quante suerreale duke shtuar se partnerët e sigurt shihen në sy dhe flasin troç; tregtarët e flamujve e shesin miqësinë e vërtetë për një pjatë thjerrëza.
(m.k/BalkanWeb)
