VIDEO/ Dy minuta informacion për COVID-19

Kryeministri Edi Rama publikon një video me informacion lidhur me koronavirusin.

“2 minuta informacion shumë i dobishëm për të mësuar mbi prekshmërinë, vdekshmërinë dhe shërueshmërinë nga virusi që po sulmon botën. Frikë aspak, kujdes po”, shkruan kreu i qeverisë.

Rama thotë se 80% e të prekurve nuk do të kenë asnjë shenjë dhe do ta kalojnë pa e marrë vesh dhe 80% e atyre që kanë shenja do t’a kalojnë si një grip të zakonshëm në shtëpi.

Në video thuhet se vdekshmëria varet nga mosha dhe se varet shumë nga situata shëndetësore e të prekurve me probleme kardiovaskulare, diabet, sëmundje respiratore dhe hipertension.

Po ashtu edhe nga gjinia, pasi meshkujt rrezikojnë më shumë se femrat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT