FOTOLAJM/ Veliaj hyn në Gjykatën Kushtetuese, përshëndet gazetarët

Erion Veliaj ka lënë sot qelinë e paraburgimit për herë të parë që prej 10 shkurtit, kur u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Veliaj doli me pranga nga furgoni i Drejtorisë së Burgjeve, për të hyrë në sallën e Gjykatës Kushtetuese, ku do të ankimojë shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Tiranës. Në ato pak sekonda, ai përdhëndeti gazetaret dhe operatoret e pranishem.

Ai u nis nën masa të rrepta sigurie nga ambientet e paraburgimit në Durrës pak para orës 9 të mëngjesit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT