Gazetari “bën parashikimin”: Ilir Meta do të dalë nga burgu shumë shpejt

Gazetari Eni Ferhati ka analizuar situatën e fundit lidhur me Ilir Metën, i cili ndodhet në burg dhe u shfaq sot para kamerave në kafazin e sigurisë së lartë, duke ngjallur debat të madh në media. Ferhati u ndal te zhvillimet gjyqësore, duke theksuar se ka një element shpresëdhënës për Metën.

Ndërkohë që sa i takon çështjes zotit Meta ka një dritë që besoj që për zotin Meta është shumë shpresëdhënëse dhe do të ketë rezultat. Vetëm pak ditë më parë Gjykata e Lartë pranoi rekursin e radhës. Pra ky është rekursi i gjashtë apo i shtatë ndoshta që zoti Meta mospranim. Pra nga mospranimet kemi kaluar me një pranim dhe e kthen çështjen në apelin e GKK-së dhe i thotë rishqyrtojë me një trup tjetër. Me pak fjalë për mendimin tim Gjykata e Lartë e ka dhënë një indicie që i thotë boll tani nxirre zotin Meta. Janë plotësuar disa kushte, kuptimin që ka mbaruar faza e hetimeve paraprake e tjerë me radhë.”- tha ai.

Ai komentoi edhe mbi mënyrën se si politikanët e përfshirë në procese gjyqësore e shfrytëzojnë daljen publike, duke e vënë theksin te pasiguria që ata kanë se si do të interpretohen në media qëndrimet e tyre.

Unë shikoj një tendencë që nuk e di nga buron kjo lloj sigurie që politikanët në konflikt me ligjin, në këtë rast të pandehur akuzuar, marrin për risk pra që të bëhen e të ketë një seancë publicitare shumë të madhe, pra dhe çështja ndaj tyre të jetë deri në këtë formë publike. A buron kjo nga siguria që ata kanë lidhur me provat që ka SPAK për ta, besimi që kanë tek pafajësia e tjerë me radhë, por duket sikur e gjithë klasa politike që është lënë së paku duan që të jetë live ndoshta sepse kanë dyshime se fjalët e tyre apo qëndrimet që ata do të mbajnë nuk do të pasqyrohen siç duhet në media e tjerë me radhë.”– tha Ferhati.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT