Florjan Binaj përballë Manastirliut, Nikoll Lesi “proteston” dhe ndërhyn te Blendi Fevziu (SMS-ja)

Aktori Florjan Binaj do të përballet me Ogerta Manastirliun për Bashkinë e Tiranës ndërsa në studiot televizive çdo mbrëmje ka diskutime dhe komente për kandidatët që garojnë.

Në studion e emisionit “Opinion” teksa flitej për garën bashkiake të kryeqytetit, një mesazh “protestues” erdhi në telefonin e Blendi Fevziut.

Botuesi Nikoll Lesi “protestoi” përmes një SMS-je ndaj drejtuesit të “Opinion” duke thënë se ai ka qenë kandidati i parë i pavarur në Shqipëri në vitin 1997. Lesi theksoi se ka pasur mbështetjen e opozitarëve.

“Unë jam kandidati i parë i pavarur në Shqipëri. Në vitin 1997 ka kandiduar dhe kam pasur mbështetjen opozitare.”-tha Nikoll Lesi.

Aktori Florjan Binaj tashmë ka mbështetjen e partive opozitare ndërsa ishte i pari kryedemokrati Sali Berisha që mbështeti dëshirën e tij për të kandiduar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT