Deklaratat antishqiptare, MPJ: Panariti e shpall “Non Grata’ neonazistin grek Kristo Papa
TIRANË- Deklaratat antishqiptare të ideologut neonazist grek, Kristo Papas, kanë ngjallur edhe reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme Shqiptare. Burime brenda këtij institucioni bëjnë me dije për News 24, se ministri Edmond Panarati e ka shpallur deputetin e ‘Agimit të Artë’, Kristo Papa, person “Non Grata”.
Burime brenda kësaj ministrie saktësojnë se ministri Panariti i ka kërkuar ministrisë së Brendshme të ndalojë hyrjen e këtij
Opinioni i Papas u bë i njohur për mbarë publikun shqiptar në emisionin emisionit “360 Gradë”, të Artur Zhejit në televizionin “News 24”.
Ai e quajti dje Shqipërinë provincë të Greqisë, ndërsa shqiptarët tha se janë fis grek. Ndër të tjera deputeti grek u shpreh se do vijë koha kur ai dhe njerëzit që e përkrahin të kërkojnë autonominë e të ashtuquajturit prej tyre Vorio Epuir.
Papa ndër të tjera i quan shqiptarët plackitës e kriminelë, ndërsa nuk ngurron ta përmende me krenari, faktin që dy vendet tona janë në gjendje lufte.
“E thamë një herë plaçkitja është zanat i shqiptarëve, erdhën me përdhunime, vrasje e vjedhje. Pra, erdhën tek ne dhe në vend që të puthnin dorën që ju jepte bukë e kafshuan atë. Pra erdhi ky grup popullsie. 50 për qind e kriminelëve që gjenden në burgjet greke janë shqiptarë, kanë krijuar mafien shqiptare në Greqi, rrojnë dhe mbreterojnë, bëjnë ç’të duan, kanë gjetur një Greqi për fat të keq vrreshtë pa zot, ku nuk funksionon policia ashtu siç duhet të funksionojë. Nuk funksionojnë shërbimet, nuk funksionon ushtria, dhe kanë paturpësinë që brenda vetë Greqisë të shprehin pikëpamje dhe të flasin nëpër stadiume për Shqipërinë e Madhe. Gënjejnë veten dhe nëse Greqia nuk është në gjendje lufte me Shqipërinë, siç thotë zoti Artur, është Agimi i Artë në gjendje lufte me Shqipërinë”, ka deklaruar ai.
Pas emisionit, reagime pati nga klasa politike, por edhe nga qytetarët, të cilët i dënuan deklaratat e deputetit grek. Madje Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, e quajti atë një “figurë psikopateske”.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.