Bëslidhja e Ilir Metës dhe Besëlidhja e Lezhës/ Nga ndryshojnë të dyja?

Njëra prej datave më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar, pa dyshim është edhe Besëlidhja e Lezhës, e njohur edhe si “Lidhja Shqiptare e Lezhës”. Kjo ngjarje historike u zhvillua në 2 mars të vitit 1444.
Qëllimi i kësaj besëlidhje ishte bashkimi i të gjithë principatave për të luftuar kundër perandorisë osmane e cila kishte pushtuar të gjithë Ballkanin përfshirë edhe Shqipërinë.
Në të njëjtën datë, por jo në të njëjtat rrethana këtë 2 mars Presidenti i Republikës Ilir Meta ka thirrur një tjetër “besëlidhje” të shqiptarëve. Një besëlidhje që mesa duket mund të jetë në formën e tubimit apo të një proteste.
Por pyetja që ngrihet është se ndaj kujt do e mbrojë Ilir Meta Shqipërinë? Ndaj qeverisë apo mazhorancës? Ndaj të njëjtës mazhorancë me të cilën ai kishte qeverisur dikur?