Altin Dumani në selinë e DASH, pritet nga zyrtari i Lartë i Byrosë! Çfarë do të diskutohet brenda takimit me dyer të mbyllura

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku dhe pritet të zhvillojë një takim të rëndësishëm në Departamentin e Shtetit në Uashington.

Lajmi është bërë me dije zyrtarisht nga vetë Departamenti i Shtetit amerikan, të cilët teksa kanë publikuar axhendën e zyrtarëve amerikanë, kanë njoftuar se në selinë e diplomacisë, kreu i SPAK do të pritet në orën 16:30 nga Zyrtari i Lartë i Byrosë, Brendan Hanrahan.

Ky takim do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe pas përfundimit të saj nuk pritet që të ketë asnjë konferencë për shtyp.

“Zyrtari i Lartë i Byrosë Hanrahan takohet me Shefin e Strukturës Speciale Shqiptare Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, në Departamentin e Shtetit”, thuhet në njoftimin e bërë nga Departamenti i Shtetit.

Altin Dumani në selinë e DASH, pritet nga zyrtari i Lartë i

Pubilimi i axhendes

Forcimi i bashkëpunimit mes institucioneve të drejtësisë shqiptare dhe autoriteteve amerikane ka qenë prioritet për Strukturën e Posaçme dhe kryesisht kreun e saj.

Më herët diplomatët amerikanë kanë theksuar se Uashingtoni e sheh SPAK-un si një prej institucioneve kyçe në procesin e forcimit të shtetit ligjor në Shqipëri dhe në përshpejtimin e integrimit europian.

Ky takim mes Dumanit dhe Hanrahan, vjen si një sinjal i qartë mbështetje nga SHBA për reformat në drejtësi dhe përpjekjet për ndëshkimin dhe “çrrënjosjen” e korrupsionit duke mos toleruar askënd, pavarësisht pozitave të tyre politike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT