Pastrim parash/ Banka e Shqipërisë shton kontrollet

NDRYSHIMET NË RREGULLORE

Banka e Shqipërisë ka bërë disa ndryshime në rregulloren “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, që rrisin vigjilencën ndaj transaksioneve përmes një sërë masash që do të zbatohen nga institucionet financiare.

Masat e shtuara nisin që nga kategoritë e vigjilencës, që nuk do të jenë më dy, por tre: kategori të vigjilencës së thjeshtuar, vigjilencës së duhur dhe të vigjilencës së zgjeruar.

Sipas relacionit që shoqëron këtë rregullore, citohet se “subjektet, në momentin e vendosjes së marrëdhënieve të biznesit ose të kryerjes së transaksionit, mbajnë në dosjen e klientit kopje të dokumenteve të paraqitura nga ky i fundit në formën e mësipërme, të cilat duhet të jenë të vulosura me vulën e subjekteve të kësaj rregulloreje, brenda afatit të vlefshmërisë së tyre.”

Në rastin e përfaqësimit të klientit nga një person i tretë nëpërmjet një akti përfaqësimi, subjektet verifikojnë nëse ky person është i autorizuar për të përfaqësuar klientin dhe për të kryer veprimet e kërkuara, kërkojnë të dhëna për identifikimin e klientit dhe të përfaqësuesit të tij dhe i verifikojnë këto të dhëna.

Gjithashtu rregullorja përcakton se “hapja e një llogarie bankare, edhe në rastet kur ajo do të përdoret për kryerjen e transaksioneve në rrugë elektronike (e-banking account), kryhet vetëm me praninë fizike të klientin dhe subjektet duhet të kërkojnë praninë fizike të klientëve dhe të përfaqësuesve të tyre, para se të vendosin një marrëdhënie biznesi.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT