Politika e shqiptarëve në Maqedoni në qorrsokak!

Shkruan: Faik KRASNIQI
Baskët në Spanjë i gëzojnë të gjitha të drejtat në nivel të shtetit, ndërsa në nivel lokal ata janë zot të shtëpisë së tyre. Megjithatë ata nuk janë të kënaqur dhe vazhdojnë luftën e tyre për pavarësi të plotë. Duan shtetin e tyre dhe luftojnë me një Spanjë të fuqishme që është anëtare e NATO-së dhe Bashkimit Evropian. Valonët dhe Flamanët në Belgjikë gëzojnë të gjitha të drejtat dhe thuajse funksionojnë si Konfederatë, por megjithatë ata duan të ndahen.
Kuebeki në Kanada gëzon autonomi të plotë, por megjithatë edhe ata duan të ndahen. Shqiptarët  në I. R. J. M (Maqedoni) akoma merren me flamurin, gjuhën, kuota shtetërore, me disa njëzet për qindje e me muzeume të alfabetit apo të lirisë (kjo e fundit absurd në vete sepse nuk e di për çfarë lirie e kanë fjalën), por ja dekada e dytë e shekullit njëzet e një po fillon dhe ata akoma kërkojnë gjuhën, flamurin, punësim dhe bukë.
Kjo ndodh kur kanë politikanë apo funksionar politik me hipoteka të mëdha, dhe një participues shqiptar në vendimmarrje që në fakt nuk ka asnjë lloj ndikimi sepse kanë pranuar të bëhet pjesë e Qeverisë pa platformë politike, pa agjendë politike, pa kushte dhe në vend që të ishin konstruktiv kur ishin në opozitë ata bënin sabotazhe dhe komplote me Gruevskin, siç ishte marrëveshja e majit 2009, por është një rregull e pashkruar që thotë nëse luan me zjarrin do të digjesh vetë, dhe tani ndodhi që nuk dinë çfarë të votojnë, çfarë të propozojnë, as të rrinë në Qeveri e as të dalin sepse edhe njëra edhe tjetra ka çmimin e vet, që siç duket zotërinjtë e BDI-së nuk janë në gjendje ta paguajnë, andaj kanë zgjedhur heshtjen totale dhe nuk e dinë çfarë do t’u sjell mëngjesi e çfarë mbrëmja.
Nuk janë në gjendje as t’ia përmendin emrin Gruevskit nga trishtimi se po i dëgjon, e lëre më të kërkojnë ndonjë të “drejtë” natyrale që do t’ju takonte edhe sikur të kishin qenë një për qind e popullatës e lëre më që shqiptarët përbëjnë mbi dyzet për qind të popullatës në Arbëri (Maqedoni).
Fjala e urtë thotë “nëse i’a bën varrin tjetrit, mund të ndodh vetë të hysh aty”, dhe kjo marrëveshje e majit u referohem vetë atyre në atë debatin që e patën në nivel të lartë ku diskutonin se çfarë ishte 2001, ndërsa pjesëmarrës ishin Rizvan Sulejmani, Gëzim Ostreni etj. Paramendoni, ata vetë nuk e dinin çfarë ishte, ndërsa vazhdojnë të thirren në luftën çlirimtare.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT