57-vjeçari i dehur përplasi për vdekje dy të mitur, dalin EMRAT e dy të miturve që humbën jetën tragjikisht në Durrës! Ja kush është i plagosuri që u transportua te Trauma

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë që u regjistrua rreth orës 14:20 në lagjen nr. 15 të qytetit të Durrësit këtë të diel, ku 57-vjeçari Nikoll Radaçi, i cili po lëvizte me shpejtësi të lartë me mjetin e tij, përplasi tre të mitur që po luanin në lagjen e tyre.

Si pasojë e përplasjes së shkaktuar nga makina që drejtohej nga 57-vjeçari i dehur, dy të mitur humbën jetën, ndërsa i treti është transportuar në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, Newsbomb.al ka mësuar edhe emrat e dy të miturve që humbën jetën. Bëhet fjalë për 12-vjeçarin Eneo Muça dhe 10-vjeçarin Klersi Nikolli, të cilët humbën jetën në vendngjarje.

Ndërsa në Spitalin e Traumës në Tiranë u transportua 11-vjeçari Arvjon Meslani, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pak më parë, Ministria e Shëndetësisë reagoi në lidhje me gjendjen shëndetësore të fëmijës. Ministria bën me dije se i mituri ka marrë dëmtime të shumta dhe është në gjendje të rëndë, por koshient.

I mituri ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës. Gjendja e tij është e rëndë, pasi ka dëmtime të shumta. I mituri është koshient”, informoi Ministria e Shëndetësisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT