Tërmeti i 26 nëntorit, më vdekjeprurësi në botë për vitin 2019

Nga tërmeti i 26 nëntorit u shuan 51 jetë dhe me mijëra persona kanë mbetur në rrugë të madhe, sepse banesat e tyre u shkatërruan.
Së fundmi ky tërmet është cilësuar si më vdekjeprurësi në botë për vitin 2019, në Wikipedia.
Zonat më të prekura nga ky tërmet qenë Durrësi dhe Thumana.
Pasojat që solli ky tërmet janë të mëdha, plaga është e hapur ende për shumë familje.
Lëkundjet e forta sizmike në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit shuan familje të tëra.
Kujtojmë se tërmeti i 26 nëntorit është një nga tërmetet që ka marrë shumë jetë në vendin tonë.
Viti 2019 do të mbahet mend gjatë si një vit zie për shkak të këtij tërmeti.
Por solidariteti që u tregua për të prekurit nga tërmeti ishte i rrallë, kryesisht nga shqiptarët e Kosovës.
