E futën në thes të zhveshur për t’u “copëtuar” nga macja e egër, sot 75 vite nga vdekja e Marie Tucit, mirditores që nuk iu dorëzua epsheve të sigurimsit (HISTORIA TRAGJIKE)

Askush si vajza mirditore, asokohe vetëm 22-vjeç, nuk i ka njohur dhe provuar barbarisht torturat e regjimit diktatorial të Komunizmit. Këtë 24 tetor, mbushen plot 75 vite nga vdekja e Marie Tucit, mësueses mirditore, e cila është e vetmja femër e renditur në listën e 40 martirëve shqiptarë e shpallur e Lumtur në nëntor të 2016.
Historia e Marie Tucit është tragjike. Pas arrestimit së bashku me të vëllain pas vrasjes së Bardhok Bibës, vuajtjet për të nuk mbarojnë. Shefi i sigurimit të Shkodrës në atë kohë, Hilmi Seiti, “u godit” nga bukuria e vajzës dhe donte të abuzonte me të, por ndeshi në kundërshtimin e Maries. Për shkak të mosbindjes, Marien e futën në një thes me një mace të egër, duke e goditur nga jashtë vazhdimisht.
Kur e nxorën prej andej, Maria nuk njihej. Edhe pse u dërgua në spital, mbylli sytë përgjithmonë në moshën 22 vjeçare në 24 tetor 1950.
Kush ishte Marie Tuci:
Figura shqiptare, e besimit krishterë Marie Tuci u persekutua nga regjimi komunist me datën 24 tetor të vitit 1950 sepse kishte rrënjë të forta nga besimi katolik.
Veprimtaria e saj që përmbante besimin katolik binte në kundërshtim me doktrinën e regjimit komunist. Nëse regjimi komunist kërkonte jo një besim, për Marie Tucin besimi i saj ishte katolik dhe fuqia e saj mbështetej te Kisha Katolike.
Gjatë gjithë jetës së saj ajo e ka lidhur veperimtarinë me besimin katolik, ku ishte anëtare e Motrave Stigamtine. Në gjithë vitet e jetës së saj ajo transmetoi fuqinë e besimit tek ata që besonin dhe shpresonin tek ajo . Dëshira e madhe e Marie Tucit ishte ti përkushtohej fesë si murgeshë duke i shërbyer kishës, por regjimi mizor i Enver Hoxhës e çoi në persekutim të jetës së saj.
Në vitin 1950 ajo u shpall si kriminele nga shteti komunist me pretendimin se kishte shkelur ligjet e qeverise duke shprehur hapur bindjet e saja ndaj fesë.
Detaje nga vdekja e saj kanë treguar se u vra mizorisht nga sistemi komunist që u cilësua si një akt makabër. Fillimisht e futën në thes me një mace dhe torturohej vazhdimisht nga gardianët që e gjuanin çdo ditë derisa vdiq.
Pas rënies së regjimit komunist që ishte një shtet ateist, i cili mohonte besimin në fe u shpall martire. Më 5 nëntor të vitit 2016 u dekorua nga shteti si “Lumja e madhe e Zotit”.