E FUNDIT/ Arben Ahmetaj “nuk ia fal” Altin Dumanit: Në SPAK nuk guxove t’më bësh pyetje! I shërben Ramës

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar, i është përgjigjur përmes një lidhjeje telefonike nga Lugano në emisionin “Çim Peka Live” kreut të SPAK, Altin Dumani, i cili tha se ish-zv.kryeministri është i kërkuar nga drejtësia dhe nëse është i gatshëm të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, e mirëpresin.

Arben Ahmetaj tha se kur është paraqitur në SPAK së bashku me avokatin e tij, Altin Dumani nuk ka guxuar t’i bëjë asnjë pyetje. Arben Ahmetaj, përmes telefonatës nga Lugano tha se Reforma në Drejtësi ka si strumbullar një dështim, dhe Altin Dumani është pronari i dështimit të Reformës në Drejtësi.

“Nuk po flas për prezumimin e pafajësisë që kreu i SPAK i referohet Parlamentit dhe i thotë që ky është i mirëpritur të jetë bashkëpunëtor. Domethënë s’ka prezumim pafajësie se unë jam shembull i 10 standardeve. E dyta, unë kam qenë në SPAK. Altin Dumani nuk ka guxuar të më bëjë asnjë pyetje.

E ka marrë me zell dhe me dhunë çështjen time, me urdhër politik, dhe erdhi aty ku isha i thirrur në SPAK me avokatin tim dhe nuk guxoi të më bëjë asnjë pyetje. Për çfarë jam i mirëpritur? Për çfarë krimi?

Interesante, e keni thënë shpesh në studio, në Parlament. Reforma në Drejtësi ka si strumbullar një dështim dhe Altin Dumani është pronari i dështimit të Reformës në Drejtësi, jo të dy standardeve, por standarde sipas qejfit dhe urdhrit politik. Kush është armik i Ramës, arrestohet duke u hequr zvarrë në rrugë.”-tha Ahmetaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT