Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri

Në daljen e parë publike, një ditë pas seancës plenare ku u rrëzua kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të e deputetes Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek projekti i Porto Romanos.

Rama: Kompania që duhet të bënte ofertën e fundit është tërhequr, duke thënë se ka krizë. 

Nuk kemi të dhëna, që kompania është ndodhur nën ndonjë presion. Por gjithë procesi është zhvilluar nën proces, por jo nën presionin e SHBA-ve. 

Presion ka pasur nga faktorë të tjerë, që nuk kanë interes që porti të jetë histori suksesi. Kini parasysh, që nga A-ja, që disa thonë se për çfarë duhet një port i ri, se ne kemi atë kënetën në zemrën e Durrësit dhe e lidhnin idenë e Portit të Durrësit me shitjen e atdheut në duart e arabëve, në fakt e vërteta është se ka pasur forca të interesuara që mos ecte propjekti i Portit të Ri. 

Porti i vjetër nuk është i përshtatshëm për të qenë nyje e Korridorit të VIII.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT