Thaçi për BE-në: S’ka bindur ende 5 shtete anëtare për njohjen e Kosovës, si do bindë Serbinë?

Me tone të forta, Presidenti Hashim Thaçi kritikoi rolin e BE-së, që sipas tij pas një dekade negociatash dështoi në arritjen e një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë për shkak të mosunitetit të saj.
Thaçi nënvizoi se BE nuk ka bindur dot ende 5 shtete anëtare të saj për njohjen e Kosovës, jo më të pretendohet që të bindë Serbinë.
“Mungesa e unitetit në shtetet e BE u reflektua edhe me gjasat dhe mundësitë për arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi. BE dhe shtetet anëtare ende nuk arritën të bindin 5 vende të BE për të njohur pavarësinë e Kosovës, Spanjë, Greqi, Rumani, Sllovaki dhe Qipro. Nuk shihet as ndonjë shpresë që BE ti bindë këto vende dhe jo më për ta bindur Serbinë të njohë pavarësinë e Kosovës.
Gjasat janë zero, nuk shoh asnjë përpjekje, rol dëshpërues nga Brukseli. Kjo është gjendja në të cilën e gjen veten formati pas një dekade dialogu në Bruksel. Vonesa nuk është në interesin tonë, investimeve, duhet të tregohemi të mençur, të shfrytëzojmë rastin e ofruar dhe të bëjmë hapin e madh strategjik. Unik dhe të bashkuar kemi fituar në Rambuje dhe Vjenë”, ka thënë ai gjatë konferencës për mediat.