Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe Malltezin, ja kur jepet vendimi

Gjykata e Posaçme mori dy javë kohë që të dalë me një vendim lidhur me kërkesat paraprake të të pandehurve të dosjes Partizani, ku më kryesorët janë Sali Berisha, ish-kryeministër dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. 

Në seancën e së hënës Prokurori i Posaçëm, Arben Kraja kundërshtoi pretendimet e palës mbrojtëse që kërkojnë pavlefshmëri të akteve të dosjes, çka do të sillte dhe pushimin e çështjes penale. 

“E prisnin qëndrimin e prokurorit, pasi ka një dosje sa një mal pa asnjë fakt penal”, tha Gjokutaj. 

I pandehuri Jamarbër Malltezi këmbëngul se hetimet janë të motivuara politikisht dhe bazuar në dëshmitar të rremë, ndërsa hodhi akuza ndaj SPAK se refuzon të hetojë aferat e qeverisë. 

SPAK e akuzon ish-kryeministrin Berisha për veprën penale të korrupsionit përderisa thotë ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi  në procedurat e privatizimit të ish-klubit sportiv Partizani. Dhëndrri i tij Malltezi akuzohet për korrupsion e pastrim parash, ndërsa nën akuzë janë dhe disa bashkëpunëtorë të tyre. 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT