“Irena Gjoka ka kërkuar të tërhiqet”, Ilir Meta tregon “të vërteta” nga qelia: Ka qenë gjyqtare e DIA-s në 2016! Ilir Pandën e kam shkarkuar si Ministër Drejtësie, tani shorti im i bie atij përherë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një reagim sqarues nga qelia, ku ka folur për gjyqtaren e posaçme Irena Gjoka dhe gjyqtarin e lartë Ilir Panda. Sipas tij, të dy këta magjistratë janë në konflikt interesi, përsa i përket dosjes së tij.
Meta e bën këtë sqarim për avokaten e njohur Adriana Kalaja, e cila në fakt ka iniciuar dhe një proces kundër gjyqtares Irena Gjoka. Sipas kreut të PL, avokatët e tij kanë kërkuar zyrtarisht përjashtimin e gjyqtares, por kjo është refuzuar nga GJKKO.
“Për të qenë i drejtë, edhe vetë Znj. Gjoka ka kërkuar dorëheqjen nga kjo çështje pasi ajo përveçse ishte vetë nën hetim nga SPAK, ka qenë edhe gjyqtare e çështjes DIA në vitin 2016, që përbën një tjetër konflikt interesi.
Por ju e dini që këtu shorti kurrë “nuk gabon”. Për shembull në Gjykatën e Lartë, shorti i gjithmonë i bie Z. Ilir Panda, të cilin unë kur kam qenë Kryeministër në vitin 2000 e kam shkarkuar nga Ministër i Drejtësisë”, shkruan Ilir Meta.
Reagimi i plotë i Ilir Metës: Një sqarim dhe falenderime për zonjë e nderuar, Av. Adriana Kalaja
E nderuar Znj. Kalaja,
Ju ndoqa sot me Flavion në “Kafe Shqeto” dhe ju falenderoj, që pavarësisht kërcënimeve që bëhen ndaj jush për të heshtur ndaj këtij korrupsioni skizofrenik të kudogjendur dhe kajpjes totale të sistemit të drejtësisë, ju vijoni më këmbëngulje denoncimet, në të gjitha format.
Dëshiroj t’ju sqaroj, për një mungesë informacioni, që mesa duket ju e keni, pasi avokatët e mi kanë kërkuar zyrtarisht përjashtimin e Znj. Irena Gjoka si gjyqtare e seancës paraprake dhe kjo është refuzuar nga GJKKO.
Po kështu, këtë pretendim ata e kanë përsëritur edhe gjatë seancave të seancës paraprake për pamundësinë e saj për të marrë një vendim të pavarur nga prokurori i çështjes, Z. Dumani, i cili siç e dini, kallëzimin që ju bëtë me emër për Znj. Gjoka e regjistroi pa emër(!).
Për të qenë i drejtë, edhe vetë Znj. Gjoka ka kërkuar dorëheqjen nga kjo çështje pasi ajo përveçse ishte vetë nën hetim nga SPAK, ka qenë edhe gjyqtare e çështjes DIA në vitin 2016, që përbën një tjetër konflikt interesi.
Por ju e dini që këtu shorti kurrë “nuk gabon”.
Për shembull në Gjykatën e Lartë, shorti i gjithmonë i bie Z. Ilir Panda, të cilin unë kur kam qenë Kryeministër në vitin 2000 e kam shkarkuar nga Ministër i Drejtësisë.
Dhe meqënëse përmenda DIA-n, këtë javë ju ftoj të lexoni të gjitha faktet dhe dokumentat që provojnë se DIA ishte krijesë amerikane, nga fillimi deri në fund.
Por çuditërisht zonjën amerikane që ekziston në gjykimin e kësaj çështje në Shqipëri dhe në Arbitrazhin e Vjenës këta e kanë harruar fare ta përmendin në akt-akuzën ndaj meje sepse siç donin të ngatërronin METE-n me Metën, ua do porosia të “zëvendësojnë” edhe Rebeccën me Metën.
Edhe njëherë ju shpreh solidaritein tim me betejën tuaj kundër korrupsionit dhe shpresoj ta keni kaluar numrin e 100 kallëzimeve penale derimë tani. Le të “flenë” aty, se një ditë do të zgjohen!