KQZ vjedhje 60 milionëshe, nën hetim për tenderin e blerjes së materialeve të votimit

Agjencia e Prokurimeve Publike ka nisur hetimin administrativ ndaj KQZ-së, ku bëhet fjalë për një tender me vlerë rreth 60 milion lekë për blerjen e materialeve të votimit.
Agjensia kërkon informacion të thelluar për procedurën e prokurimit dhe dokumentacionin e plotë të të gjithë ofertuesve.
Në Prill të 2017-s u lidh kontrata me kompaninë drejtuese. Në atë periudhë, institucioni drejtohej nga Denar Biba.
Kur kriza politike ishte në pikun e saj dhe nuk dihej nëse opozita do të merrte pjesë në zgjedhje, prokurorimi në atë kohë u bë me negocim pa shpallje paraprake të kontratës, procedurë kjo që ndiqet në kushte emergjence.
Kontrata përshinte prodhimin e votave të fshehta dhe kutive të kartonit që përdoren për të verbërit, zarfave të sigurisë, tabelave të rezultateve, manualeve të trajnimit dhe prodhimin dhe afishimin e materialeve promocionale.
Agjencia e Prokurimeve, në shkresën drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve më 16 Mars, kërkon që i gjithë dokumentacioni i tenderit t’i vihet në dispozicion brenda 7 ditëve. Nuk dihet arsyeja e nisjes së hetimit, por agjensia vihet në lëvizje në raste kur ka të dhëna ose ankesa nga pjesëmarrësit në tender për parregullsi./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT