Firmoset marrëveshja/ Italianët rikthehen pas 75 vjetësh për të kërkuar naftë në Shqipëri

Firmoset marrëveshja me kompaninë italiane ENI për kërkim hidrokarburesh në Dumre. Marrëveshja u firmos sot nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe CEO i kompanisë italiane. I pranishëm në ceremoni kryeministri, Edi Rama u shpreh se ENI, do të lë në hartën e Shqipërisë flamurin e një investor të huaj shumë të rëndësishëm, ndërsa theksoi se krahas vlerës monetare, ky investitor i huaj do të sjell në vendin tonë vlerën e madhe të dijes e të një bashkëpunimi që do të rrisë hapsirën në këtë sektor.

Kreu i qeverisë u shpreh ndër të tjera se kontrata e firmosur sot me ENI-n do të përdoret edhe në funksion të paktiti për Universitetin për të ndihmuar në rritjen e kapaciteteve për të hapur mundësi për trajnime mastera e me radhë në fakultetin e Gjeologji Minierave.

Nga viti 1928 kur nisën kërkimet e para në Kuçovë dhe deri në fund 1944 kur italianët u larguan nga vendi ynë IPA kreu me mijëra shpime dhe prodhimi i naftës arriti në 950 mijë tonë. Raporti ynë historik me naftën është disi i komplikuar edhe për shkaqe politike e historike. Thuhet se kur Viktor Emaueli tha se çfarë dreqin i duhet mbretërisë 28 mijë kilometër katror shkëmb.

Përgjigja ishte se plotësonin 100 për qind të nevojës për krom, 30 për qind për naftë dhe pak investim mund të mbulonin nevojat për hekur. Historia dihet më pas si vijoi, mes një përpjekje për të rritur burimet njerëzore brenda vendit, dhe mbylljes totale të vendit në raport me botën, c’ka kufizoi kapacitetet zhvilluese e teknologjike të vendit.

Në momentin e parë pas diktaturës ka një shkrim në ‘La Repubblica’ në shtator të vitit 1991 që titullohet ENI “birëson” Shqipërinë dhe flitet për një eksplorim në një vijë prej 30 mijë km sot kemi jo vetëm një kontratë me ENIN, që për shtetin është kontrata më e mirë që është nënshkruar dhe për këtë falënderoj me gjithë zemër miqtë italianë. Por për të patur edhe një partner që jo thjesht do të eksplorojë naftë në Shqipëri, por do të ndihmojë në rritjen e cilësisë së burimeve tonë njerëzore. Kemi diskutuar edhe përfshirjen e ENI-t në paktin për universitetin për të ndihmuar në rritjen e kapaciteteve për të hapur mundësi për trajnime mastera e me radhë te gjeologji miniera.

Më vjen mirë që firmosin këtë kontratë edhe pse përkoi me një moment shumë të vëshitirë. Objektivi ishte që brenda vitit të mbyllnim kontratën e më pas të vijonte puna për studimet. Blloku i Dumresë ka një rezervë të pritshme të konsiderueshme ashtu si zbulimi në Shpirag është një nxitje më shumë për të vijuar me eksplorimet. Bëhet fjalë për një tjetër investim të rëndësishëm të huaj në Shqipëri me të ardhura gjigande e cila vendos një flamur me peshë në hartën e investimeve dhe përtej vlerës monetare do të sjell në vendin tonë vlerën e madhe të dijes e të një bashkëpunimi që do të rrisë hapsirën në këtë sektor.

Në mbyllje, besoj e kam lejen e miqve tanë për të thënë se më vjen shumë mirë që nga ana e kompanisë kemi marr një përgëzim në shpejtësinë e procesit të firmosjes së kontratës. Kemi dhënë një shembull konkret të perceptimit për kontratat në Shqipëri dhe atij që është realiteti.Sot firmosim një kontratë solide, dhe me një përfitim të rëndësishëm të pritshëm për shtetin dhe ekonominë. Zbulimet deri tani do të kenë një ndikim të jashtëzakonshëm, por ajo që sot është me rëndësi është të nisim nga puna pas nënshkrimit të kontratës” u shpreh Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT