Zhvilloi takim special me Laert Haxhiun, Prokuroria e Korçës shpall në kërkim modelen nga Kosova! Kërkon informacion për vendndodhjen e saj

Modelja e njohur kosovare, Ziza Pajaziti është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Korçës, pasi nuk i është përgjigjur fletëthirrjes për marrjen në pyetje, në lidhje me hetimet që po kryhen ndaj ish-drejtorit të burgut Drenovë, Fatjon Fasho dhe ish-shefit të policisë së Burgut, Sokol Kaçoli.
Sipas gazetarit Elton Qyno, modelja prej gati 1 muaji nuk është arritur të gjendet nga policia dhe prokuroria e Korçës.
Ziza Pajazi dzshohet se është vajza që u fut në në burgun e sigurisë së Lartë, Drenovë, ku pasi një takim special me Laert Haxhiun, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen në Lushnjë të Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës.
Prokuroria e Korçës, në kuadër të këtij hetimi, prej 1 muaji ka kërkuar të marrë në pyetje modelen kosovare, Ziza Pajaziti, me qëllim sqarimin e rrethanave të futjes së saj në burg, si gruaja e të dënuarit përjetë Vladimir Kurti, ndërsa takimin e ka zhvilluar me Laert Haxhiun.
Prokuroria e Korçës, sipas gazetarit, ka kërkuar informacion Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbi vendndodhjen e adresës së banimit në Tiranë të Ziza Pajazitit me qëllim dërgimin e fletë-thirrjes, për tu paraqitur me qëllim marrjen në pyetje të saj.
Mbetet për tu parë nëse modelja do ti përgjigjet kërkeesës së Prokurorisë.