Shqipëria e De Biazit mposht Katarin në Madrid
| Erion Bogdani, shenuesi i golit |
Edmond Sufaj
Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi të martën ndaj kombëtares së Katarit me rezultatin 2-1, e vlefshme për ndeshjen miqësorë, e cila u zhvillua në stadiumin e Vallekanos në Madrit. Lojtarët e kombëtares sonë luajtën me shirit të zi në krah në shenjë solidarizimi për tragjedinë që ndodhi në Himarë. Golat u shënuan në pjesën e dytë, ku Bakaj hapi serinë e golave në minutën e 46-të. Pas katër minutash Shqipëria dyfishoi rezultatin me penallti me anë të Bogdanit. Katari ngushtoi distancën e golave në minutën 53-të. Kjo ndeshje nuk u transmetua nga asnjë stacion televiziv shqiptar për shkak të çmimeve të larta të së drejtës televizive.
Fitorja
Pas humbjes në Tbilisi ndaj Gjeorgjisë, De Biazi arrin fitoren e parë në krye të Shqipërisë. Trajneri edhe në këtë ndeshje provoi disa lojtarë të rinj, e cilët u paraqitën mirë. Futbollistët bënë një paraqitje të mirë edhe pse vijnë nga një sezon i lodhshëm më skuadrat e tyre ku ata luajnë.
Miqësorja e dytë
Pas tri ditësh, kombëtarja jonë do të luajë një ndeshje tjetër miqësore, atë ndaj Iranit. Ndeshja do të luhet në Stamboll, në stadiumin ku luan skuadra e Beshiktashit. Kombëtarja e Iranit konsiderohet më e fortë se kombëtarja e Katarit, pasi ajo renditet shumë vende lart Shqipërisë në renditjen e FIFA-s. Shqipëria do të zhvillojë dhe tre miqësore të tjera pas Iranit, ndaj Arabisë Saudite, Kinës dhe Moldavisë, ndeshje të cilat konsiderohen të domosdoshme për përgatitjen e skuadrës në prag të fillimit të eliminatorëve për botërorin “Brazil 2014”.
Synimi
Synimi i kombëtares sonë është që t’i nisë sa më mirë eliminatoret e ardhshme, sepse grupi në të cilin bën pjesë Shqipëria përbëhet nga kundërshtarë relativisht jo shumë të fortë. Rezultatet e mundshme pozitive në dy ndeshjet e para do të na jepnin sigurinë e nevojshme për vijimësinë në këto eliminatore. Ndeshjen e parë të grupit do të luajmë ndaj Qipros në fushën tonë dhe në ndeshjen e dytë do të vizitojmë Zvicrën.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”