Maxhoranca tërhiqet nga votimi i paketës Anti-shpifje: Presim “Venecian”

Kuvendi ka nisur seancën plenare, ku mes deputetëve kanë nisur diskutimet e para.

Sot janë disa projekt-ligje për diskutim, për të cilët deputetët e opozitës së re janë shprehur kundër.

Nga ana tjetër Taulant Balla është shprehur se maxhoranca është tërhequr nga votimi i paketës ”Anti-shpifje”, pasi do pritet njëherë opinioni i Komisionit të Venecias.

Por kundër shtyrjes së votimit ka qenë Rudina Hajdari, e cila tha se opozita ka regjistuar emrin pë të folur dhe shtyrja nuk ishte diskutuar paraprakisht me ta.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se maxhoranca ka marrë vendim për të shtyrë miratimin e projekt-ligjit për median audio-vizive.

Në fjalën e tij Balla tha se votimi do shtyhet pas nuk ka dhënë ende një mendim Komisioni i Venecias.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT