Berisha: 56 mijë apartamente bosh, ekonomia e narko-shtetit mbahet në këmbë nga pastrimi i parave në ndërtim

“Pastrimi i parave në sektorin e ndërtimit po mbajnë në këmbë ekonominë e narko-shtetit.” Kështu deklaron kryedemokrati Sali Berisha përmes një postimi në rrjete sociale.
Kreu i selisë blu, Sali Berisha, thekson se 56 mijë apartamente qëndrojnë bosh ndërsa qytetarët e ndershëm nuk përballojnë dot as një metër katrort në kullat e ngritura me para droge.
“Ekonomia e narko-shtetit mbahet në këmbë nga pastrimi i parave në sektorin e ndërtimit. Ndërkohë që 56 mijë apartamente qëndrojnë bosh, qytetarët e ndershëm nuk përballojnë dot as një metër katror në kullat e ngritura me para droge.”-shkruan Berisha.