PS tërhiqet, pranon propozimet e Metës, ja ndryshimet në Kodin Penal

Parlamenti shqiptar miratoi ndryshimet në Kodin Penal me 89 vota pro, 12 kundër dhe 1 abstenim.

Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, ndryshimet në kod sollën debate të shumta mes pozitës dhe opozitës parlamentare.

Në fundet grupet parlamentare vendosën që të bënin ndryshime dhe të pranonin propozimet e bëra nga presidenti Ilir Meta.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se grupet parlamentare në kuvend kanë pranuar propozimet e kreut të shtetit për ndryshimet në Kodin Penal.

Ndryshimet janë:

Moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me aktet ligjore, në funksion të gjendjes së epidemisë, ndaj personit që është dhënë me parë masë administrative, dënohet me gjobë ose burg deri në 6 muaj

Nëse është një aktivitet tregtar, ndëshkohet me gjobë ose burg deri në 2 vite.

Mos zbatimi për karantimin ose izolimin, apo shkelje nga personi bartës ose jo i sëmundjes, dënohet me burg nga 2-3 vite.

Kur përhapja e sëmundjes nëpërmjet kryerjes së veprimeve apo mosveprimeve nga personi, burg nga 2-5 vjet.

Kur është kryer nga pakujdesia gjobë ose burg 2 vite; kur ka shkaktuar pasoja të rënda ose e rrezikshme për jetën, burg nga 3-8 vite.”, ishin rekomandimet e bëra që gjetën dakordinë e grupeve parlamentare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT