18-vjeçarja italiane abuzohet seksualisht nga punëtori i shezlonëve. I riu tentoi t’i shesë drogë

Një 26-vjeçar, Leonardo Preza, ka tentuar t’i shesë drogë 18-vjeçares nga Italia, me të cilën më pas abuzoi seksualisht me dhunë.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së premtes në lagjen 13 në Durrës, në pjesën e shezlonëve të një hoteli.

Kamerat e sigurisë në zonë, kanë fiksuar momentim ku shfaqet 18-vjeçarja italiane e ulur në një stol dhe pak sekonda më vonë duket 26-vjeçari, Preza që merrej me mirëmbajtjen e shezlonëve.

I riu, tashmë i arrestuar, nis fillimisht të komunikojë me të dhe menjëherë tenton t’i shesë lëndë narkotike.

Shtetasja italiane e ka refuzuar diçka të tillë, por ka pranuar ftesën e 26-vjeçarit për t’u zhvendosur tek pjesa e shezlonëve më pranë bregut të detit.

Pikërisht aty, Leonardo Preza abuzoi seksualisht me dhunë ndaj të resë, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

26-vjeçari është baba i tre fëmijëve.

Emri i tij nuk është i panjohur për policinë, pasi më herët ka qenë i arrestuar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Tashmë ndaj tij rëndon akuza e kryerjes së marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14–18 vjeç, për të cilën Kodi Penal parashikon nga 7 deri në 15 vite burgim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT