Mbështetja e Bashës për 2 marsin/ Sprovë apo besnikëri ndaj Ilir Metës?

Teksa data e 2 marsit për zhvillimin e “besëlidhjes” po afron duket që ka një qartësim edhe nga ana e opozitës së bashkuar.

Pra për dilemën nëse opozita do e mbështesë apo jo thirrjen e Metës për daljen në shesh të popullit. Monika Kryemadhi në një takim të para pak ditëve më parë në Shkodër në cilësinë e kryetares së LSI-së, shprehu në mënyrë indirekte mbështetjen e saj për thirrjen e presidentit. Gjë e cila duhet thënë pritej normalisht.

Por nga ana tjetër kishte njëfarë konfuzioni nëse edhe aleati tjetër kryesor i opozitës së bashkuar, pra Partia Demokratike dhe kreu i saj Basha do ta mbështesnin apo jo thirrjen e Metës.

Basha në një pronocim për mediat nga selia blu u shpreh thirrja e Metës nuk ishte për partitë politike, por për të gjithë qytetarët ndaj edhe ai do ta mbështeste.

Por duke analizuar situatën politike në vend ku marrëdhëniet mes Metës dhe Bashës, veç hallit që i bashkon nuk kanë qenë ndonjëherë të mira atëherë të bën të dyshosh nëse kjo mbështetje e kreut të PD-së është një mënyrë për të kaluar provën e presidentit, apo është tashmë një tregues i besnikërisë së tij ndaj kreut të shtetit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT