VIDEO-LAJM: Damir Fazliç shfaqet pranë Ramës në Washington

I akuzuar për pastrim parash, Fazliç ka arritur të shtrijë rrënjët e tij brenda qeverisë shqiptare, ku jo më larg se dy muaj më parë, një projekt i biznesmenit serbo-boshnjak është diskutuar në një nga mbledhjet e qeverisë Rama.

Një personazh “interesant” shfaqet në takimin që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen e sotme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Damir Fazliç, biznesmeni i akuzuar nga opozita socialiste në kohën e qeverisë Berisha, është një dëgjues i vëmendshëm i kryeministrit shqiptar në Washington.

I akuzuar për pastrim parash, Fazliç, ka arritur të shtrijë rrënjët e tij brenda qeverisë shqiptare.

Jo më larg se dy muaj më parë, një projekt i biznesmenit serbo-boshnjak është diskutuar në një nga mbledhjet e qeverisë Rama.

Projekti është kundërshtuar nga Ministria e Energjisë dhe Transporteve.

Biznesmeni serbo-boshnjak është akuzuar për pastrim parash.

Përmes një shoqërie të themeluar në Shqipëri në vitin 2005 me ortak dhe zotërues të vetëm serbo-boshnjakun Damir Fazliç, me aktivitet tregtar në fushën e projekteve të zhvillimit urban dhe të ndërtimit, biznesmeni u akuzua t’i ketë shkaktuar shtetit shqiptar një dëm prej 2 milionë eurosh, duke ndjekur një skemë mashtrimi me rimbursimet fiktive.

Emri i Fazliç është denoncuar shpesh nga opozita socialiste në atë kohë për përfitime dhe privatizime të paligjshme të pronave në vendin tonë.

Ai njihet si mik i ngushtë i Sali Berishës, i cili së paku në një rast e ka shpëtuar personalisht nga arrestimi duke përdorur policinë e shtetit kundër një urdhëri ndalimi të Prokurorisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT